DUHMA KOMUNISTE QË RAMËN E BËNË NJË ME VUÇIÇIN DHE ZAEVIN!

Ta arsyetosh nismën e Serbisë «Ballkani i hapur», që në fakt ka për qëllim zhbërjen e shtetit të Kosovës, duhet ose të jesh idiot ose komunist të cilit nuk i bëjnë fare përshtypje gjëmat e nënave shqiptare, të cilat për dy dekada presin këthimin e eshtrave të familjarëve të tyre nga Serbia në Kosovë!

Kombet humbin kur para Kombetarës nxjerrin religjionet dhe ideologjitë! Ajo që Edi Ramën e bashkon dhe e bene te afert me Vuçiçin e Zaevin eshte Duhma e ideologjisë komuniste dhe ajo sllavo-ortodokse e tre gishtave, te cilen e kemi parë edhe gjatë «Revolucionit të vonuar», te v.1997 në Shqipëri!

Edi Rama në vend se Vuçiçin ta shoh si kriminel lufte që ka vrarë shqiptarê dhe Zaevin si një gjakprishur i cili thotë se ështê shqiptarë dhe i tradhëton shqiptarët, ai dytë i sheh si vëllezēr! Pra, eshte nderdija ideologjike komuniste e cila Ramën nuk e lejon t’i shoh ndryshe pos si vëllezer Vuçiçin e Zaevin!

Për 500 vite nga Gjergj Kastrioti e deri te Ibrahim Rugova, sa herë që Shqipja bëhej gati të Ripërtërihej e te bëhej NJE: TRUP – SHPIRT e FRYMË, ishin idologjitë moniste dhe religjionet moniste, ato te cilat nuk e lenin të behej NJÊ, por e pengonin duke e ndarê e përçare ne baza ideologjike e fetare!

Fakti qe Kosova nuk po hjek dorë por po i kerkon trupat dhe shpirtërat e të vrarëve te marrun peng edhe për së vdekuri nga Serbia, tregon se në Kosovë eshte gjallë dhe nuk ka vdekur Fryma Njerezore e Kombëtare!

Fakti që në Shqiperi e majta komuniste nuk merret me gjetjen e trupave të mbi 6000 shqiptarëve të vrarë nga komunistet e Enver Hoxhës, se nuk u pengon moskthimi i trupave të shqiptareve nga Serbia, fakti që ulen e bëjnë plane bashkëpunimi me vrasësit e shqiptarëve, flet për mungesën e Frymës Njerëzore e Kombëtare!

Duhma Komunisto-Materialiste e cila njeriun pas vdekjes e sheh vetëm si një asht të pavlerê, frymë  kjo e cila për gjysëm shekulli bashkë me duhmën ortodokse sundoi në Shqipëri, bëri që komunistet shqipfolës serbët, rusët dhe kinezët t’i shihnin e shohin ende si vellezër, kurse shqiptarët e Kosovës si miq!