
(LVV që nuk pranonte himnin dhe simbolet e shtetit të Kosovës)
Se Republika e Kosovës është një nga arritjet më të mëdha të kombit shqiptar, arritje kjo e cila është rezultat i punës se disa gjeneratave, i gjakut të shumê deshmoreve e martirëve, i plejadave të politikanëve shqiptar të pasluftes se dyte botërore, të cilët me Kushtetutën e v.1974, Kosoven e bënë njësi të barabartë federative, i punës së një plejade të intelektualëve të mrekullueshëm te dalë mu nga kjo njësi federative, të cilët me sukses Kosovën dhe shqiptaret arriten t’i prezantojnë para botës si pjesë e pandarë e gjenetikës, kultures dhe civilizimit perëndimor Europjan, kjo është mase e VËRTETË!
Se gjatë tërë ketij procesi per liri e pavarësi, para e pas kushtetutës se v.1974, para e pas intervenimit te NATO-s, para dhe pas shpalljes se Pavaresisë së Kosoves me 17 shkurt 2008, e deri sot kishim dhe ende kemi Levizje politike te cilat çdo arritje të Kosovës e kanë quajtur dhe vazhdojnë ta quajnë si jo të mirë deri edhe të papranueshme dhe tere kohën kanê luftuar dhe luftojnë per marrje të pushtetit dhe qeverisje moniste, edhe kjo është e VËRTETË!
Se këto Levizje të quajtura herë marksite-leniniste, herë popullore e here revolucionare, per disa dekada bënë ndarjen e shqiptareve në baza ideologjike duke i ndare në «të këqi» e «tradhetarë» gjithê shqiptarët me bindje demokratike pluraliste dhe orientim pro Perëndimor e pro Amerikanë dhe në «të mirë» e «patriotë» çdo shqiptar me bindje moniste e orientim te majtë me frymë Enveriste, edhe kjo është e VËRTETË!
Se shoqëria Kosovare nuk po tregohet sa duhet e vetëdishjme per kete arritje te madhe historike, flet fakti që pranoi ta rris e ti shkoj prapa një Lëvizjeje në të cilēn janë shkrire gjitha frymat moniste që per dekada ndanë dhe vazhdojnë t’i ndajnê shqiptaret në NE ‹të mirë› që duhet të qeverisin si te duam vet, dhe nē ATA «të keqi» qe duhet të hudhen, flasin zgjedhjet e 14 shkurtit të cilat mu kësaj Levizjeje me fryme moniste i dhanë mundësinë e vetëqeverisjes, gabim ky i madh i cili nëse nuk korrigjohet shpejtë, Kosovës dhe shqiptarëve mund t’i kushtoj shumë shtrenjtë!