▪︎ Ishte fundi i gushtit 1998! Kësaj radhe për në Shqiperi m’ra të udhëtoja bashkë me një grup të madh vullnetarësh që shkonin nga diaspora në frontin e luftës në Kosovë! Udhetimin me anije nga Ankona deri në Durres dhe bisedat me kêta luftëtarë të lirisë, disa prej të cilëve kanë ra dëshmorë te lirisë, nuk do t’i harroj kurrë!
▪︎ Pas disa ditê qëndrimi në Tiranë dhe një interviste që dhash në RTSH, nepermjet lidhjes qe kishim, u takuam me Agim Ramadanin ! Vendin dhe kohën e takimit i kishte caktuar Agimi!Vendtakimi ishte lisi i madh para restoranit «Nikolino», kurse koha kur të biente muzgu i natës!?
▪︎ Pse këtu jashtë e jo në restoran, e pyetja veten duke pritur i mbeshtetur me shpindë per lisin e madh dhe duke shikuar çdo kalimtar që kalonte! Sa shkonte koha, muzgu i nates e largonte driten dhe fytyrat e njerezve më nuk dalloheshin! Për një moment para meje u ndal një burrë me trup atleti, me mjekërr e syza të zeza, ishte ky Agim Ramadani! Ec pas meje tha dhe u nis te ecte me hapa të ushtarakut! Pas disa minutash u futem në një restoran jo larg nga vendi ku u takuam!
▪︎ Agim pse k’shtu?! Pse me syza te zeza tani ne kete muzg të mbrëmjes?! Mos bene shumë pyetje, por kujdes me kend po takohesh dhe ku po qendron! Morra vesh se kishe veshur uniformë ushtarake! Po i provova dhe i rezervova, që kur të k’thehem në shtator ti kem gati, ia k’theva! Sa të kryhet simpoziumi me 5 e 6 shtator në Zvicër, do të k’thehem prap dhe do të bashkohem ty në luftë!
▪︎ Nuk vjen në konsiderim !? Unë ty nuk mund të marr pas vetes, nuk mund të qes as deri në Kukës, e le ma ta kaloj kufirin me ty! Ti e di mire se nga kush je i rrezikuar këtu në Tiranê! Më të rrezikuar jemi në Shqipëri se sa në front në Kosovë!
▪︎ Ju uroj sukses në mbajtjen e simpoziumit «2000 vjet të krishterimit nder shqiptaret», jeni duke bërë nje punë shumë të madhe në internacionalizimin e çeshtjes shqiptare! Të rekomandoj që pas simpoziumit, të vazhdosh me mbështet iniciativën e nisur për organizimin e diasporës në Komunitet – Bashkësi!
▪︎ Koha është që diaspora të departizohet dhe të veproj e bashkuar, sepse pa kontributin financiar të diasporës, pa internacionalizimin e çështjes tonë kombëtare, Kosova nuk mund të çlirohet, ishin këto vlerësime e rekomandime të mikut tim të çmuar Agim Ramadani!
▪︎ Pse Agim po flet për rreziqe tani pas Marrëveshjes për bashkim, ishte pyetja ime?! » Po, bash tani që është nënshkruar Marrëveshja jemi më të rrezikuar se përpara…», ishin këto fjalët e fundit, nga takimi im i fundit me heroin e kombit Agim Ramadani! Dy ditë pasi e theu kufirin mes shqiptarëve, Agim Ramadani ra për t’mos vdekur kurrë!
▪︎ LAVDI JETËS DHE VEPRËS TËNDE HERO I KOMBIT AGIM RAMADANI!