▪︎ Dy fjalë mbi librin autobiografik te mesueses se pare shqiptare e cila hapi shkollen e pare shqipe, libër ky që u shkrua në v.1935/38 nga dora e intelektuales, dijetares, trimes e heroines shqiptare Sevasti Qiriazi, e që për gjatë gjithë kohës së regjimit komunist u mbajt i fshehur nëpër arkiva të shtetit që t’mos botohej asnjëherë!
▪︎ Doreshkrimi u gjet nga studjuesja amerikane Dana Stucky ne v. 1994 dhe nga ky vit ajo nuk u ndal se punuari duke grumbullur edhe materiale tjera dhe duke kontaktuar miq e pasardhes te familjes Qiriazi ne Tiranë, Korçë, Manastir e Amerike !
▪︎ Kushdo qe i thotë vetes intelektual, kur lexon kete liber, per shume arsye nuk do te shpetojë pa e ndier veten te lumtur per arësyen qe populli shqiptar ka patur keso bijash, e keso familje patriotike sikur familja Qiriazi ! Mirëpo, gjatë leximit te librit mund edhe te ngelni pa fryme, kur te kuptoni se ketij doreshkrimi me vlere shume te madhe historike, me vlere per artin e letersinë shqiptare, ti duheshin plotë 81 vjet per ta parë driten dhe ne fund te botohet nga nje e huaj!?
▪︎ Nje liber kryeveper, i cili per mendimin tim ia kalon shume autobiografive te mrekullueshme te rilindaseve tanë, per faktin se shkruhet nga nje femer intelektuale e veprimtare e cila tere jeten e vet nuk u ndal se vepruari per komb e atëdhe, dhe ne fund vdiq ne skamje e mjerim ne v.1949 nga pikëllimi i madh, nga që pushteti komunist i Enver Hoxhës padrejstesisht ia kishte burgosur dy djemt!
▪︎ Gjergjin e kishin paralizuar nga torturat dhe ne fund e kishin vrare e hedhur skaj lumi, pa ia dhene Sevastisë mundesine qe ta varroste te birin e saj!? Kurse djalin tjeter Aleksandrin po ashtu e kishin denuar me shtat vite denim te rende !
▪︎ Sevasti Qiriazi që kishte perballuar dhunen turke e greke, lufterat 1908/1912, luftrat ballkanike 1914/18 e çka jo, ajo e cila njihte personalisht vellezerit Frasheri, ajo që kishte hapur e drejtuar disa shkolla shqipe, kishte shkolluar mijera femra shqiptare, ajo e cila kishte drejtuar Partine Kombetare Shqiptare ne Amerike, ajo qe i kishte shkruar presidentit Amerikan Wilson dhe kerkuar qe ta shpetonte Shqiperine etnike, ajo te cilen e kishte mbeshtetur Amerika ne misionin e saj të shkolles shqipe, ajo te cilen e kishte mbeshtetur edhe mbreti Zog, nuk arriti ta perballonte dhunen komuniste te sistemit te Enver Hoxhes dhe vdiq e trishtuar me 19 shkurt 1949, pa e gjet trupin e djalit te saje Gjergjit per ta varrosur dhe pa e pritur lirimin e djalit tjeter Aleksandrit i cili u lirua nga burgu ne v.1953 !
▪︎ Po e perfundoj kete shkrim timin per librin JETA IME te Sevasti Qiriazit, i pergaditur per botim nga studjuesja amerikane znj. Dana Stucky, me këtë thenie të Sevasti Qiriazit:
„I quaj heronj ata qe skrifikojnë veten per hir te tjerëve dhe jo ata që sakrifikojne te tjerët per hir të vetes!“