GËZUAR 6 MAJI DITËLINDJA E HEROIT TONË KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI !

Të gjithë shqiptarëve në atdhe e në diasporë, ju uroj 6 majin ditëlindjen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut! Pa asnjë dyshim Heroi e Kryetrimi yne me i madh kombetar është Gjergj Kastrioti. Gjergj Kastrioti lindi më 6 maj 1405. Gjergji udhehoqi trimat shqiptar per 25 vite në 25 beteja pa humbur asnje lufte karshi ushtrive te medha te perandorise osmane.
Europa qe kishte frike nga pushtimi osman, Gjergj Kastriotin e kishte shpallur «Atleta Kristi»- qe ne shqip i bie «Ushtar i Krishtit». Mund te jete rastësi qe 6 maji te jetë edhe dita e Shen Gjergjit, ditë kjo e cila lidhet me një te shenjt të lindur në shekullin e tretë pas erës sonë në Izrael, por Dita e Shën Gjergjit (Shingjergjit) eshte nga shqiptarët është shënuar qysh nga koherat pagane dhe lidhet edhe me ndarjen nga dimri apo shenimin e ardhjes se sigurt te verës.
Pas vdekjes se Gjergj Kastriotit dhe ripushtimit të Shqipërisë nga osmanet, presioni dhe propaganda ndaj figures kyçe kombetare nuk ka pas te ndalur dhe ende sot e kesaj dite nuk ka të ndalur! Pavatesisht perkstësisë fetare, ka qenê nderdija kolektive kombëtare shqiptare ajo e cila datën e Shingjergjit (Shën Gjergjit) e ka lidh dhe festuar me ditëlindjen e Gjergj Kastriotin 6 maji. E them kete keshtu me bindje nga qe në realitet dita e Shën Gjergjit fetar 23 prilli e jo 6 maji!
Për fund edhe njehere, shfrytezoj nga rasti qe te gjithë shqiptareve ne Atdhe e Diaspore t’ju uroj 6 majin, diten e Shën Gjergjit shqiptar – ditëlindjen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut!