▪︎ Pyetjet te cilat pothujase secili shqitar ia shtron vetes janë: pse ne shqiptaret si individë arrijmë majat e sukseseve, por si bashkësi nuk funksionojmë? Pse e xhelozojmë dhe nënçmojmê njeriut tonë dhe e respektojmë më shumë të huajin? Pse i respektojmë te fuqishmit e jo të diturit? Me një fjalë pse jemi kështu si nuk duhet te jemi, e shumë pyetje tjera të ngjashme!
▪︎ Le të shërbej ky shkrim si një xixë nxitëse për studime e analiza shkencore nga të cilat do t’mund të nxirren përfundime e iniciativa që mund t’na çojnë si komb drejtê ndryshimeve pozitive epigjenetike!
▪︎ Termi «epigjenetikë» përbëhet nga fjalët gjenetikë dhe epigjenezë – zhvillim i një qenieje të gjallë. Shkurt Epigjenetika nënkupton ndërveprimet qe ndodhin ndërmjet gjeneve dhe mjedisit.
▪︎ Epigjenetika konsiderohet si lidhje midis ndikimeve mjedisore dhe gjeneve: ajo përcakton se në çfarë rrethanash cili gjen aktivizohet – kyçet dhe kur pasivizohet apo çkyçet!
EVOLUCIONI EPIGJENETIK!
▪︎ Mendoj që ndryshimet e para epigjenetike, të cilat do të ndikojnë që paraardhësit tanê të shndërroheshin në popull që më shumë jep se sa merr nga të tjerët, fillin e kanë te Pellazgët!
▪︎ Sipas disa të dhënave historike Helenët qëllimisht i martonin femrat e tyre me prijes Pellazgê, me qëllim te marrjes se kalave Pellazge nga brenda!
▪︎ Nga që atbotë ishte epoka e Matriarkatit, dhe gratë ishin ato të cilat e kishin pushtetin, pellazgëve me kohë do t’u vidhej gjuha, kultura dhe Zotërat e tyre, vlera këto të cilat i morën Helenët dhe i përvetësuan pasaardhësit e tyre grekët e sotëm!
▪︎ Nga ky ndryshim epigjenetik, ta quajmë i pari në disfavor të paraardhêsve tanë, më vonë në rrethana të luftërave pushtuese Romake, duhet të ketë ndodhur një ndryshim tjetër epigjenetik te disa nga parardhësit tanë ilirët, të cilët atbotë do ta tradhtonin mbretëreshen Ilire Teuta!
▪︎ Nga ky gjen i disa Ilirëve të cilët para 2252 viteve do ta tradhtonin Mbretëreshën Ilire Teuta, duhet të jetë aktivizuar një ndryshim tjetër gjenetik te disa Arbër, të cilët në Betejën e Kosovës të v.1389, thuhet se kishin luftuar në anën e Sulltan Muratit! (1)
▪︎ Si pasojë e Arbërve të cilët në Betejën e Kosovës kishin luftuar në anën e Sulltan Muratit dhe ikjes së Arbërve luftëtarë në Itali pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, për gjithë ata Arber të cilët kishin luftuar kundër pushtuesit Osman dhe kishin mbetur në vend, do të krijohen rrethana tepër të vështira gjatë gjithë sundimit 500 vjeçar Osman, rrethana këto të cilat do të ndikonin në ndryshime epigjenetike, të cilat do të lindin e zhvillohen bashkë me lindjen e emrit dhe popullit shqiptar!
RIPROGRAMIMI EPIGJENETIK!
▪︎ Për tu shëruar nga një sëmundje, nuk duhet të humbim kohë duke u marr me simptomat por duhet të merremi me burimin – shkakun e sëmundjes! Ne nuk mund t’i largojmë vetitë e veset e këqija si popull pa i njohur faktoret dhe ndikimet e tyre ndër shekuj që na kanë sjellur këtu ku jemi!
▪︎ Nga që ndryshimet epigjenetike lindin si rezultat i rrethanave dhe ndikimeve të jashtme mjedisore, ato janë edhe reversibile ( të kthyeshme)!
▪︎ Nëse sipas citologut të njohur amerikan dr. Bruce Lipton qeliza është 100% e programueshme sikur që është i programueshëm dhe i riprogramueshëm çipi i kompjutetit, atëherë i bie që edhe ne si komb mund të riprogramohemi, jo për tu bërë gjerman, anglez apo francez, por për t’i hequr qafe disa veti negative dhe për të punuar për vete e për shtet sikur që punojnë gjermanet, anglezët e francezët për shtetet e tyre!
▪︎ Mendoj që të parët të cilet u munduan ta bëjnë riprogramimin e epigjenetikës shqiptare, ishin Rilindasit! Rilindasit janë ata të cilët bënë dritë dhe i mësuan shqiptarët si ta duan dijen, si ta çmojnê veten dhe si të punojnê për vetveten!
▪︎ Afirmacioni apo mantra «Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqyptarit asht shqyptaria!», të cilën na e lanë Rilindasit, nuk thotë që të kthehemi prapa për të kërkuar shpëtimin në religjione, përkundrazi Rilindasit na kanë lënë porosi si ta duam, përkrahim e ndihmojmë njëri tjetrin pavarësisht religjioneve që kemi, si ta duam dijen, shkencën e punën dhe si ta bëjmë kombin e shtetin!
▪︎ Sikur shtetet tona të kishin programe bashkëkohore për përparim shkencor e ekonomik, askush nuk do të merrej me klerikët që duanë t’na mbajnë në vend ose të na k’thejnë prapa, që të fillojmë prap të besojmë se dielli sillet rreth tokës, e jo toka rreth diellit!
( vazhdon)
——————-
Fusnota (1)
Pjesë nga kumtesa shkencore e Dr. sc. Dom Gjergj Gjergji – Gashi, botuar nê librin «2000 vjet Krishterim te shqiptarët» faqe 65 citat:
» Pushtimi osman i pati gjetur arbërorët të papërgatitur dhe të përçarë, në luftëra të pareshtura në gjirin e tyre, mes prijësve të fiseve të tyre.
▪︎ Është e dëshmuar historikisht që sulltanët e parë aziatikë do të vinin të ftuar nga princat arbërorë, domethënë: jo për ta pushtuar dhe sunduar Arbërinë, por për t’i shuar luftërat civile dhe për t’i pajtuar princat vendas.
▪︎ Në Betejën e Kosovës (1389), koalicioni i krishterë evropian ishte bashkuar në luftë kundër gjysmëhënës së Sulltan Muratit. Fatkeqësisht patën ngadhënjyer ushtritë aziatike pikërisht falë malësorëve katolikë arbërorë nga Mirdita, të cilët do të luftonin në krahun e Sulltanit.
▪︎ Për meritat e veçanta dhe heroizmin e treguar në këtë betejë mizore, ku do të vdisnin më shumë se dyzet mijë luftëtarë të krishterë, sulltani do t’ia jepte privilegjin e AUTONOMISË Mirditës, që do të vijonte deri në vitin 1912, me rënien e Perandorisë Osmane në viset shqiptare.»