
Tregimi për shuplakën të cilën një deputet shqiptar në një miting në mes të Shkupit, ia kishte dhënë Nikolla Pashiqit dhe ky e kishte falur aty për aty, flet për mënyrën e politikbërjes serbe! Këtë shuplakë, e cila sipas logjikës duhet t’ketë qenë me skenar, Pashiq do ta shfrytëzonte për ndalimin e shkollimit shqip dhe për hapjen e mejtepeve fetare!
Tani kur Kosovës në Bruksel po i rendon në qafë tema e «Zajednicës», edhe Vuçiç sikur Pashiq është në gjendje t’i duroj jo vetëm fjalet e deputetëve shqiptarë në parlament, por nëse është nevoja do të duronte edhe donjë shuplakê n’mes të Beogradit, por ajo të cilën nuk do t’mund ta duronte Vuçiç në këtë moment, do të ishte «Bashkësia e Komunave Shqiptare» në Serbi, çështje kjo për të cilën të bashkuar duhet të punojnë Lugina, Kosova, Shqiperia e Diaspora!