BESIMI I VËRTETË ËSHTË AI SHKENCOR!

▪︎ Dallimi mes besimit në Zot dhe religjioneve qëndron në faktin se Zoti dhe besimi në Zot janë NJË, kurse religjionet janë me dhjetëra e qindra! Nuk është problemi qê religjionet janê me dhjetëra e qindra, sikur ato ta kishin pranuar pluralizmin e besimit si rrugê tê ndryshme për të ardhur deri te i njejti Zot, por problemi eshtë se tê gjitha religjionet sillen silkur të jenê parti monisto-komuniste, duke predikuar secili për veten e vet se janë i vetmi besim i pranuar nga Zoti!?
▪︎ Se është kështu e dëshmojnë tri religjionet Abrahamike – Judaizmi, Krishterimi dhe Islami, të cilat edhe pse janë besime monoteiste dhe të daluna nga një trung, le që nuk e pranojnê njeri tjetrin, por e kanë luftuar dhe ende sot e kesaj dite e luftojnê dhe nuk e pranojnê njeri tjetrin si religjion i cili drejton njerëzimin kah besimi i vërtetë! Jo vetem kaq, por dihet boterisht se kjo sjellje e ketyre tri religjiioneve ka qenë, është dhe do të vazhdoj të jetë nje nga burimet kryesore të urrejtjes mes njerezve dhe i luftrave mes tyre!
▪︎ Keto tri religjione kryesore që ndahen ne disa dhjetëra grupime e nengrupime te cilat së bashku mund të kalojnë numrin 100, pavarësisht këtij fakti, secili prej këtyre grupimeve e nengrupimeve, degëve e nendegëve me bindje të thellê pretendojnë se janë i vetmi i drejti dhe i vërteti, që mundëson besimin e vërtetë në Zot!
▪︎ Krishterimi si religjion me i përhapur në botë me diku rreth 2.2 miliard pjestarê ndahet në pesë religjione kryesore: në ate katolik, ortodoks, protestan, anglikan dhe në pjestarê të lëvizjes se quajtur Lëvizja e Rrëshajave!
▪︎ Pas Krishterimit vjen grupimi i dyte i religjioneve Islamike me rreth 1.8 miliard pjestarë, e qe ndahet ne 10 grupime kryesore si Sunit, Shiit, Saliafist, Sufist, Vëllezeri Islame, ISIS , Ibadetist, Ahmadist, Alevit dhe disa dhjetera grupime tjera me te vogla se keto, te cilat secili per veten e vet pretendon se është i vetmi, që ta meson rrugën e vërtetë të besimit në Zot!?
▪︎ Cili është pra besimi i vërtetë ?
Në kêtë pyetje mund të jap pērgjigje vetëm shkenca e cila njeh materjen dhe jomaterjen! Në këtë pyetje mund të jap përgjigje intelektuali cili njeh ligjet e natyrës dhe vë në perdorim anën racionale të mendjes – Vetëdijen e Pastër Krijuese Njerëzore e cila është pjesë e Vetëdijes Krijuese Universale!
▪︎ Përgjigjen në pyetjen se cili është besimi i vërtetë në Zot, mund ta gjejmê vetëm duke u këthyer prapa dhe duke parë realitetin se kush më shumë i ka kontribuar njerëzimit, religjionet apo shkenca!
▪︎ Gjithësesi që njeriu ka edhe pjesën iracionale të mendjes, dhe ka deshirë e nevojē që t’i bie edhe rrugës së shkurt me qëllim të vendosjes së kontaktit me Krijuesin, siç e kanë arritur Moisiu (Musai), Jezusi (Isai) dhe Muḥammadi (Muhamedi)! Por këtë fat nuk e ka secili njeri dhe kjo «DIJE» e marrun në formë të shkarkuar (dovnloaduar), dije e komprimuar dhe koduar në kokat e Moisiut, Jezusit dhe Muhamedit, mjerisht nga religjionet vetëm sa ështê shtrembëruar, mistifikuar e keqpërdorur për interesa të pushteteve dhe bërë e dëmshme për njerëzimin!
▪︎ Mendoj që besimi i vërtetë është ai që arrihet rrugës së gjatë, është besimi në Zot që arrihet me mësim punë e shkencë – #BESIMISHKENCOR. Sa i përket religjioneve dhe ceremonive fetare ato do të duhej më shumë të shihen si rituale të cilat do të duhej t’i përshtateshin kulturave kombëtare të kombeve të ndryshme, e jo religjionet të keqperdoren nga disa kombe për asmimilim e shkrirje të gjuhëve e kulturave kombëtare të kombeve tjera!