BESIMI TRADICIONAL SHQIPTAR DHE SISTEMET KLERIKE MONISTE!

▪︎Mendoj se problemi i perjashtimit te ndersjell mes besimeve është rezultat i krijimit te sistemve të shumëta klerike që më shumë janë të krijuara per t’i shërbyer pushteteve se sa njerëzimit! Ne vend se sistemet klerike të kenë Frymë pluraliste te besimit, ato nder shekuj per interesa materialiste kane krijuar sisteme perjashtuese moniste.
▪︎Problemi përjashtues mes sistemeve klerike te religjioneve është i ngjashëm me problemin e përjashtimit monist teori dhe praktikë kjo në të cilin bazohet edhe ideologjia komuniste. Predikuesit e sistemit klerik islamik perjashtues, perjashtimin e arsyetojnë duke u thirr në «dialektikën kohore» të paraqitjes së besimeve, duke thënë se i pranojnë dy religjionet tjera Abrahamike, por nga dalja ne skenë e Islamit, Krishterimi dhe Judaizmi shpallen si të pavlevfshëm, apo si diçka qe i takojne te kaluares!
▪︎Predikuesit e sistemit klerik perjashtues të krishter, të ndodhur në mes, edhe ata në fakt thonë të njëjtën gjë, pranojnë Judaizmin si besim para krishterimit por thonë të njejtën gje çfar thotë sistemi klerik Islam per krishterimin! Kurse sistemi klerik Judaik perjashton sikur Krishterimin ashtu edhe Islamin duke i shpallur si jo te verteta!
▪︎Në një gjendje të tillë perjashtuse, qe i kane sistemet e tri besimeve Abrahamike, shqiptaret zgjidhjen mund ta gjejnë në besimin ne Zot, ne dashurinë njerëzore e vëllazërore, ne dashurine ndaj gjuhes e kombit, apo ne sistemin e tyre tradicionale shekullor ku nuk ka urrejtje nderfetare, sistem ky i gershetuar me vlera shekullore te kultures kombetare.
▪︎Nuk ka popull ne bote i cili ne menyre me pedante e inteligjente ta ketê zgjidhur kete problem te pazgjidhur siç e kane zgjidhur shqiptaret. Perderisa popujt tjere kane bere dhe ende bejne luftera fetare, shqiptaret muslimam e te krishter nder shekuj kane jetuar dhe jetojne si vellezer! Pa hyrë shumë ne psehin e përjashtimit mes sistemeve klerike te religjioneve, shqiptaret kanë krijuar BESIMIN TRADICIONAL MUSLIMAN, BESIMIN TRADICIONAL KATOLIK dhe BESIMIN TRADICIONAL ORTODOKS, formulë kjo e suksesshme e cila lidhet me thënien e Vaso Pashë Shkodranit: FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA!
▪︎Kjo formulë e tolerancës nderfetare, për mendimin tim është krijuar duke injoruar inteteresat e sistemeve klerike! Mjerisht, ky sistem i BESIMIT TRADICIONAL SHQIPTAR i krijuar nder shekuj, kohet e fundit po rrezikohet te prishet, nga qendra te ndryshme te prodhimit te sistemeve ekstremiste klerike perjashtuese!
▪︎Perjashtimi mes besimeve, për mendimin tim eshte futur si VI-RUS nga materialistet qe nuk besojne ne asgje hyjnore e shpirtnore! Nga që shqiptarët si popull i vogël, nuk e kane fuqinë dhe mundesine që t’mund ta zgjidhin problemet e sistemeve fetare, mendoj që mirř eshte ti kethehen kodit të respektimit te ndersjell pellazgo-iliro- shqiptar te krijuar e trashëguar ndër shekuj, e jo të marrin rolin e misionarëve te sistemeve te ndryshme fetare sektare e deri te ato me prapavi politike!
▪︎Per fund shkrimin timin po e përfundoj me thënien e të madhit at Gjergj Fishta: «VERTETË NE KEMI BAJRAM E PASHKË POR SHQIPTARINË E KEMI BASHKË»