
Fan Noli shkëlqeu si shkrimtar, si përkthyes, si poet e si prift, por fusha nē të cilēn ai gaboi rëndë, mendoj se ishte vizioni i tij ideologjik e politik! Mendoj se diku gjatë formimit të tij shpirtëror, Fan Noli ishte infektuar keq nga virusi rus i quajtur komunizëm, infektim ky nga i cili nuk do ta shpëtonte as intelekti e as profesioni i tijë prej prifti!
Në mënyrë gati ekcesive për një intelektual sikur Noli, ky infektim me vir-rusin komunist, do ta bënte ate ngjizësin dhe marathonomakun e parë të ideologjisë komuniste ndër shqiptarët! Pas revolucionit të qershorit të v.1924 dhe marrjes së pushtetit, shteti i parë të cilin do ta njihte Noli, ishte Rusia komuniste e Leninit dhe Stalinit! Fan Noli i cili e donte Leninin, Stalinin dhe komunizmin, që përkrahte Rusinë dhe lindjen e Partisë Komuniste në Shqipëri, de fakto do të behej «bing bengu» i komunizmit ndër shqiptarët, «bing beng» pas të cilit Shqiperinë do ta kaplonte duhma më antinjerëzore e quajtur komunizëm!
Më vonë Fan Noli do ta kuptonte që kishte gabuar, që kishte bashkëpunuar me internacionalen komuniste dhe kishte mbjellur këtë farë të keqe në tokën shqiptare, por tanimë ishte tepër vonë, sepse Shqipëria kishte filluar të kundërmonte nga era e krimit komunist, kundërmim ky i cili një ditë Fan Nolit do t’ia zinte frymën në Amerikën e largët, ku ai si prift do të ligjëronte për Jezu Krishtin dhe Zotin!
Kur Noli e kuptoi peshën e vargjeve të tijë «…ngrehuni dhe bjeruni, korini dhe shtypini, katundar› e punëtorë,
që nga Shkodra gjer në Vlorë!…», vargje të cilat nuk kanë të bëjnë fare me Krishtin e Krishterimin, por me revolucionin dhe komunizmin, për Shqipërinë dhe shqiptarët do të behej tepër vonë, sepse Enver Hoxha dhe Partia Komuniste, jo vetëm që kishin skuqur Semanin e Drinin, por kishin skuqur gjithë Shqipërinë me gjak shqiptari!
Fakti që virusi komunist kishte arritur të infektonte trurin dhe shpirtin e një intelektuali të madh sikur që ishte Fan Noli, flet për nevojën e madhe të angazhimit të intelegjencisë shqiptare, që rinisë shqiptare t’i shpjegohet mbi rrezikun e madh nga kjo ideologji, e cila për gjysëm shekulli dëmtoi rëndë genin shqiptar, dhe mjerisht po vazhdon ta dëmtoj edhe tani në kushte e rrethana të pluralizmit demokratik!