
Pasi Zoti krijoi boterat duhet t’ju kete urdheruar engjujve që t’a krijonin njeriun i cili Zotit do t’i bënte shoqëri dhe me të cilin Zoti do të komunikonte! Sipas porosisë meleket duhet ta kenë krijuar Adamin, kurse Zoti duhet t’ia ketë dhene Adamit shpirtin. Në kete kohë në konstruimin e njeriut te parë duhet t’ketë marr pjesë edhe djalli i cili në ate kohë ishte pajtuar dhe afruar shume afër me engjujt dhe ishte gati të bëhej engjull!
▪︎Problemi apo sherri i kesaj bote duhet t’kete lindur kur Zoti i urdheron engjujt qe t’i perkuleshin njeriut dhe djalli qe atbote ishte afruar shume me engjujt dhe ishte afer te behej engjull, nuk iu perkul njeriut! Mendoj se djalli i cili nuk iu perkul njeriut, me vone duhet ta kete luajtur lojën! Idea qe pas Adamit te lindte edhe Eva duhet t’ketë qene ide e djallit. Nuk ishte Zoti ai qê donte që në këtë botë të ketë njerëz! Zoti deshti vetëm një njeri dhe Adami i mjaftonte.
▪︎Djalli duhet t’ketë qenë ai i cili duhet ta ketë bindur Adamin që nga Zoti të kerkonte qe Zoti t’ia bente nje shoqerues per Adamin, sepse edhe Adami sikur Zoti donte te kishte dikend me te cilin do të komunikonte kur Zoti do të ishte i nxene me punê tjera!
▪︎Zoti e dinte se kjo lojë ishte e djallit, por si duket per ta afruar djallin me afer me engjujt, per ta ndalur luften mes djallit dhe engjujve, dha leje që të krijohej Eva per ta shoqeruar Adamin! Kur Zoti e veren se djalli e kishte luajtur lojen duke lene mundesine Adamit e Eves qe te reprodukoheshin duhet t’jetë hidheruar shumë në djallin, keshtu që nga Adami e Eva duhet t’ketê kerkuar qe ata t’mos e degjonin djallin, sepse Zoti nuk donte me shumë se dy veta në parajsë!
▪︎Nga që në ate kohë nuk ka pas mjete kontraceptive, ose ka pas por djallli Eves mund t’ia ka dhene ndonjë te rrejshëm, kështu edhe duhet t’kete ardhur deri te shtatzania e Evës! Kur Zoti e kupton lojen e djallit, kur e kupton se Eva e Adami nuk e kane degjuar urdherin e Tij «mos me ngranë mollen», por e kanë degjuar djallin, Zoti duhet të jetë hidheruar shumë dhe t’i ketë nxjerrur nga parajsa!
▪︎Ne fakt Zoti ka mund t’i zhdukte, por si duket kishte vendusur t’ju ipte shansin që ne tokë Eva e Adami te jetonin, të shtoheshin, por gjithemone me besimin se do t’i bindeshin Zotit dhe nuk do ta degjonin me djallin! Nga qe njerezimi shpesh herë me shume i ishte bindur djallit se sa Zotit, shpesh edhe gjate historise se njerezimit ka ndodhur qe Zoti ta denonte njerëzimin, të zhdukte njerez e popuj deri ne dilemën sa që ta zhdukte gjithë njerezimin – rasti i Noes (Nuhit) dhe djemëve te tij!
▪︎Pa keqkuptime, me faktin qe Eva ishte ajo e cila kishte degjuar djallin dhe e kishte bindur Adamin me ngranë «mollen e ndalueme», nuk dua të them se femra ka diçka te perbashket me djallin, sepse ne fund te fundit ajo eshte krijuar me leje te Zotit dhe nga nje bri i Adamit, por që disa femra mashtrohen lehte nga djalli e disa munden «me shti djallin ne shishe» kête e besoj shumë!
▪︎Tregimi vazhdon , por unë po e permbylli me bindjen se Bota eshte sikur nje teater, se jeta eshte sikur nje dramë me pakufi ake, se njerëzit janë artistë, se disa lozin e disa rrinê si statistë, se disa luajnë per deshirë te Zotit e engjujve e disa per deshire te djallit! Djalli eshte terri, por qe shpesh per ta bind njerezimin qe ti bashkohen atij, behet tebdil dhe luan edhe lojën e të ‹mirit›. Keshtu jeta vazhdon derisa e mira ta mund te keqen! Ne momentin kur e keqja e mund te miren, kur terri e mund Dritën, kur njerezimi e humb Frymën Njerëzore, padyshim qe do të intervenoj Zoti si ne kohen e Noes, por gjithëmonë me rrezikun se nëse një ditë, mund edhe ta mbyll kete teater përgjithëmonë!