▪︎ Në fund të qershorit 1999, luftëtari i Ushtrisê Çlirimtare të Kosovës Shefket Asani, kishte vendosur të këthehej në shtëpinë dhe fshatin e tij të lindjes në Dobrosin! Ishte këthyer ashtu siç kishte qenë në luftën e Kosovës, me uniformën ushtarake me simbol të UÇK-ës dhe me pushkën e tij automatike në krah!
▪︎ Qëllimi i këthimit në fshatin e lindjes Dobrosin, që ndodhet në komunën e Bujanocit, ishte themelimi i Ushtrisë Çlirimtare, ushtri kjo e cila shqiptarët e Luginës së Preshevës do t’i mbronte nga paramilitaret, ushtria dhe policia serbe!
THEMELIMI I USHTRISË DHE PUSHKA E PARË!
▪︎ Me 15 korrik 1999 në fshatin Dobrosin, Sheket Asani kishte themeluar njësitin e pare të Ushtrisë Çlirimtare! Katër muaj me vonë më 15 nëntor 1999, policia serbe në befasi kishte ardhur në fshatin Dobrosin për ta vrarë komandant Shefket Asanin!
▪︎ Pa arritur ti paralajmroj shokët e njësitit, komandant Shefketi Asani u del vet ball për ball policëve serb dhe kështu e kris pushkën e parë në Luginë, duke luftuar vet kundër një njësiti prej rreth 10 policësh. Pas një beteje 2 orëshe, policèt serb të friksuar, kokulur ishin larguar nga fshati Dobrosin!
▪︎ Keto krisma të para të lirisë të datës 15 nentor 1999, kishin jehuar si kushtrim lirie në gjitha anet e atdheut! Këtij kushtrimi të pushkës se Shefket Asanit, të ketij themeluesi të parë të Ushtrisë Çlirimtare në Luginën e Preshevës, të paret i kishin ardhur në ndihmë trimat e Adem e Hamzë Jasharit nga Drenica heroike! Per tri ditë nga Kosova në fshatin Dobrosin, vullnetarisht kishin ardhur mbi dy mijë luftëtarë të lirisë!
▪︎ Atbotë shkaku i përçarjeve politiko-ushtarake në Kosovë dhe ndikimit të këtyre përçarjeve ne Luginën e Preshevës, këta ushtar vullnetar ishin këthyer prej nga kishin ardhur! Se si ishte gjendja në teren në ate kohë komandant Shefket Asani e përshkruan me këto fjalë: » …kandidat për komandanta nga Dobrosini u paraqiten 32 me mua 33, prej Konçulit 50 me Shefket Musliun 51, nga Lluçani 80 me komandant Balën 81, nga Tërrnoci e Turi Tërrnoci si ma trima shpi e komandant, në krye me komandant Lleshin, bojn 1001 komandanta…»!
▪︎ Kështu me shumë komandantë e pa mbështetje, vazhdon kujtimet Shefket Asani, «… mrenda nji jave kjo ushtri u detyru te kthehet kah kishte ardh, jon kthy me lot ne sy, disave ju rreziku armatimi prej KFOR-it, ky deshtim ishte humbje e madhe kombtare…» përfundon tregimin luftetari i lirisë, pushka e parë për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – Shefket Asani!
▪︎ «Me 26 janar të vitit 2000 ka kërsit pushka e dytë, vazhdon kujtimin e tij Shefket Asani…» Ishte kjo një betejë ku kësaj radhe komandant Shefketit do ti dilnin në ndihmë ushtaret besnik me të cilët me 15 korrik 1999 kishte themeluar Ushtrinë Çlirimtare!
▪︎ Bashkë me Vebi Hajdarin e disa luftëtarë të cilet kishin vendosur t’mos e lenin të vetëm komandant Shefket Asanin, me 26 janar ishte bërë një betejë e madhe kundër një njësiti të madh të policisë serbe! Edhe në këtë betejë të 26 janarit të vitit 2000, policët serb të friksuar e të turpruar, me dy polic të plagosur e kishin lënë betejën dhe kishin ikur ! Ate ditë policia serbe kishte vrarë dy vëllezerit Saqipi, të cilet të paarmatosur po këtheheshin me traktor nga mali në fshat.
▪︎ Pra 15 korriku i v.1999, 15 nentori 1999, 26 janari 2000 dhe gjaku i vellezërve Saqipi, janë momente e ngjarje historike të cilat ndikuan që kushtrimit të lirisë t’i përgjigjeshin mijëra vullnetarë të Lugines e viseve shqiptare dhe kështu të vazhdonte lufta për liri e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë e Bujanoc – UÇPMB!