
Sa do që të jetë njeriu i kujdesshëm dhe të mundohet t’i fsheh bindjet e veta, vjen një ditë kur njeriut i flet ndërdija, e cila e shty ate jo vetem te flas por edhe të veproj ashtu si është i programuar!
Vjosa Osmani po shihet qartë se kurrë nuk i ka takuar grupit të intelektualeve veprimtarë të LDK-ës me Frymë pro Amerikane e pro Perëndimore, Frymë të cilën e krijoi dhe e la prapa vetes Ibrahim Rugova!
Po shihet qartë se Vjosa Osmani i takon grupit anti Rugovist, grup të cilit ideologjikisht i prijnë pseudointelektualë të tipit të Jusuf Buxhovit që kontestojnë krijimin dhe ekzistimin e Frymës Rugoviste nga Ibrahim Rugova! Mendoj se gjitha ndarjet dhe përçarjet në LDK deri sot, bazën e kanë te ky grup me duhmë narcisoide profiteriste!
Sa i përket Kurtit, dihet botërisht se ai u edukua dhe programua nga ideologë sikur Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Hydajet Hyseni, misionarë këta që i takojnë Frymës së Ortodoksisë Komuniste, Frymë dhe ideologji kjo, të cilën, ndër shqiptaret, para një shekulli e ngjizi Fan Noli, të cilin Kurti thotë se e ka idol, dhe në praktikë e realizoi Enver Hoxha, të cilin Kurti nuk mund ta quaj diktator!