LETËR E HAPUR DREJTUAR SERBËVE TË KOSOVËS!

Të nderuar bashkëqytetarë serbë të Kosovës, zonja dhe zotërinj, si qytetar i Republikës së Kosovës, si intelektual e si pjesëtarë i një familjeje me prejardhje nga Lugina e Preshevës e cila në vitin 1956 ishte viktimë e planit për dëbim dhe shpërngulje të shqiptarëve nga tokat e tyre, më vonë viteve 80/90-ta, viktimë e politikës së Millosheviqit, ju lutem që ta njihni shtetin e Kosovës në të cilin jetoni dhe të punoni për të ruajtjen e paqes dhe rendit në Kosovë!

Me këtë rast, veçanërisht u drejtohem atyre serbëve, të cilët në vend se të demonstrojnë kundër padrejtësive të shtetit të Serbisë, i cili ende nuk ka kërkuar falje për dëbimin e mbi një milion shqiptarëve nga shtëpitë e tyre viteve 98/99, për vrasjen e fëmijëve, grave, të moshuareve dhe të paarmatosurve, për përdhunimin e grave dhe vajzave shqiptare, nga policia ushtria dhe njësitë paramilitare serbe, po protestojnë kundër një mase të drejtë të reciprocitetit që shteti i Kosovës e vendosi ndaj shtetit të Serbisë!

Bashkëqytetarë të nderuar serb të Kosovës, zonja dhe zotërinj, shteti i Serbisë ka pas 100 vite kohë që shqiptarët t`i trajtonte si qytetarë të barabartë, por për fat të keq të shqiptarëve, Serbia këtë gjë nuk e ka bërë! Jo vetëm që shteti i Serbisë nuk ishte i drejtë ndaj shqiptarëvë të Kosovës dhe shqiptarëve në pjesët tjera nën Serbi, por shteti i Serbisë nga viti 1912 deri në vitin 1999 në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike ishte ai që i vriste dhe i dëbonte shqiptarët nga shtëpitë e tyre, me synimin që shumica e shqiptarëve të largoheshin në Turqi dhe në pjesë tjera të botës, me qëllim që pakica që do mbetej, të jetonte gjithëmonë nën çizmen serbe!

Kur Kosova pas Kushtetutës së vitit 1974, si pjesë konstituive e federatës, në v.1981, kerkoi te jetë e barabartë me serbët dhe kombet e tjera në Jugosllavi, ishte shteti i Serbisë ai i cili burgosi, helmoi dhe vrau shqiptarët në Kosovë! Viteve 1981-1987, mijëra shqiptarë u vranë në demonstrata paqësore, mijëra tjerë u helmuan nëpër shkolla dhe u vranë gjatë sherbimit ushtarak!

Teoria e Kishës Ortodokse Serbe, se serbët janë popull qiellor, se Kosova është djep i popullit serb dhe se shqiptarët janë ardhack në ballkan kurse dhe serbët vendas, është një gënjeshtër e madhe dhe e rrezikshme për vetë popullin serb!

Të nderuar bashkëqytetarë serbë të Kosovës, zonja dhe zotërinj, si mërgimtar i cili e ka leshuar vendin shkaku i politikës antishqiptare serbe, si intelektual që jeton e punon për 33 vite larg familjes e atdheut në mergim, ju lutem që të këtheheni në shtepitë tuaja, t`i këtheheni punës e bashkëjeteses me shqiptaret dhe qytetarët tjerë të Republikës së Kosovës, sepse nuk ka alternativë tjetër përpos asaj të kërkimfaljes e pajtimit, të ecjes drejtë reciprocitetit e bashkëpunimit ekeonomik dhe Bashkësisë Europjane!

Me shumë nderime
Inxh. dipl. Ahmet Asani