
E gjithë filozofia e të majtes komuniste qëndron në faktin që pushteti duhet të merret në formë të dhunës sa me revolucionare e jo në formë paqsore! Në këtë drejtim e majta e shfrytëzon çdo gjendje krize e lufte dhe tërë kohën vepron e koncentruar në funksion të shfrytezimit të momentin për dalje ne krye të luftes, duke shpallur veten nismetare dhe drejtuese të luftes!
Gjitha të majtat marksiste-leniniste antipluraliste e kanë ne program qe nuk duhet zgjedhur mjete për ta marr komanden e luftës, sepse vetëm keshtu do t’mund te vetëvendosen ne pozicionin e komanduesit, pronarit dhe fituesit të mundshëm të luftes, sepse vetem duke qenë në krye mund të kontrollohet revolucioni, mund të ruhen ata qe duhet ruajtur dhe të likuidohen ata qe pengojnê duhet likuiduar, në menyrë që ne fund pushtetin ta marr e vetme dhe ta shkruaj historinë ashtu si do vet!
Shqiptaret sot nuk duhet të humbin kohë duke u marr me individ pjesë e grupeve majtiste, që sulmojnë njeri tjetrin per legjitimitetin historik mbi luften, sepse ne fund te fundit te gjitha grupet me frymë stalinisto-enveriate nga viti 1971 kur u themelua Gupi i parë Marksist Leninist e deri ne v. 1998 kur nisi lufta, të gjithë ishin produkt i kuzhinës se njejte te internacionales komuniste!
Sikur e majta mos ta kishte patur kete devize të marrjes se pushtetit, atehere ajo nuk do të pengonte që luften per çlirimin e Kosoves ta drejtonin ushtarakët e Forcave te Armatosura të Republikes se Kosovës, organizim ky me ushtarakë më te afte të cilët i ka pas ndonjëherê shqiptaria!
Ushtaraket e strateget e luftes si Agim Ramadani, Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj e mijera tjere, ishin shqiptarë të cilët jo vetem qe e dinin artin e luftes, që ia dinin gjuhen dhe pikat e dobeta armikut, por ishin intelektual me pikpamje demokratike e pro perendimore!
Mu ketu edhe ishte problemi pse e majta e kohes ishte kunder asaj qê lufta te drejtohej nga kjo Ushtri te cilēn ata e quanin Ushtri të Ibrahim Rugovës! Kjo ishte arsyeja pse Levizjet e atëhershme te majta brenda e jashtë vendit si dhe Partia Socialiste dhe Fatos Nano ishin kunder FARK-ut e Ibrahim Rugoves!
Pavaresisht se takimi Nano Millosheviq i v.97 në Kretë u mbajt prapa kamerave dhe nuk u publikuan vendimet e atij takimi, kur të kompletohet mozaiku i ngjarjeve, del se marreveshja ishte Kosova të hynte në luftë te kontrolluar nga Partia Socialiste e Shqiperisê dhe Partia Socialiste e Serbise! Pra duhej ishte bere plani qe epilogu i kesaj lufte të ishte, ashtu si e patë deklaruar ne TV Nano një – Minus Republikë e Kosoves! Pra nje republikë ne kuader te Federates se mbetur Serbi Mali i Zi, pa te drejtë te shkeputjes me minus 50% te popullsise shqiptareve, e cila do të duhej të shperngulej, vrarê e masakruar dhe ne fund ne krye te Minus Republikes të vinte Partia Socialiste e Kosoves!
Keshtu edhe filloi lufta, duke lejuar qe nga Shqiperia te hynin gomaret e parë me armë te ndryshkura te Kines, e qe oficeret serb i leshonin duke perseritur fjalinë «Pustite ih nek uđu jer rat treba da počne» («Leni te hyjnë sepse lufta duhet te filloj»!)
Sa i perket fraksioneve të ndryshme të majtëve të asaj kohe, per Millosheviqin dhe Nanon nuk çonte fare peshe se cili grup do të ishte ai dhe çfar emri apo nofke te luftes do të kishte personi qe do ta drejtonte luften, me rendesi per ta ishte qe komandantet e luftes të ishin sa më të majtë e sa më anti Amerikan dhe ta respektonin marreveshjen e Kretes, e cila parashihte menjanimin e intervenimit te NATO-s dhe Amerikës!
Per Millosheviqin e Nanon me rendesi ishte FARK-ut t’i pamundesohej drejtimi i luftes, qe ata te menjanoheshin, sepse jo vetem qe ishin profesionistë por ishin intelektualë me botkuptime demokratike dhe orientim pro Perëndimor e pro Amerikan!