▪︎ Zoti nuk mund te jetë kunder Krijesave te cilat i ka krijuar vet dhe u ka dhene trup e shpirt, aq më tepër jo kunder njeriut të cilit perpos trupit e shpirtit i dha edhe «Frymën»-«Vetëdijen e Paster» apo Zot’sinë!
▪︎ Komponenta e fundit pra Fryma (hebraisht.rûaḥ, arab.ruh, turq.ruh, greq.pneuma, gjerm.Geist, angl.ghost kroat.duh) është ajo e cila e dallon njeriun nga kafshët!
▪︎ Zoti u dha edhe bimëve e kafshëve trup e shpirt, por atyre nuk u dha Frymê – nuk u dha Zot’si, nuk u dha «Vetëdije të paster Krijuese»! Me dhenien e Frymës – Zot’sisë, në fakt Zoti njeriun e bëri qenien me të dashur dhe me të afert të Tijë në botë!
▪︎ Me këtë dua të them se më mire është t’i falenderohemi Zotit per delegimin e Zot’sisê te njeriu dhe ta përdorim ate potencial për të pas jetë të mirê e të shendetshme, se sa të rrijmë duarkryq dhe vazhdimisht t’i lutemi Zotit qe ai t’i kryej punët tona!
▪︎ T’i respektojmê njerëzit që perdorin Zot’sinê që ua dha Zoti, pavarësisht të cilit nacionalitet e racë janë! Në fakt Zoti pranon vetëm lutjet e atyre që ne maksimum e perdorin Zot’sinë e deleguar nga Zoti, e jo të atyre që rrijnë duar-kryq apo me duar kah qielli dhe i luten Zotit që t’ua kryej edhe punet të cilat duhet t’i kryejnë ata vet!
▪︎ Sikur gjithê popujve të botës edhe shqiptareve Zoti ua ka dhanë gjitha mundësite të bëhen Zot të vetvetes, te zhvillohen ekonomikisht, te bejne shkolla e spitale funksionale, por ja që shqiptari i cili shtirret se e do Zotin në fakt është në anën e djallit! E si mund të jesh ne anën e Zotit, kur ia ke inat dhe e xhelozon të Zotin, kur e lavdron veten dhe krenohesh pa bë asgje për t’miren e njerëzimit!?
▪︎ Prandaj të punojmê, të mesojmë të studjojmê, të veprojmë, ta shfrytëzojmë Zot’sinê të cilën Zoti na e ka deleguar, ta duam e t’mos e urrejmë njeri tjetrin sepse jeta eshte DASHURI e urrejtja eshte vdekje! Te urresh dike është njesoj sikur ta pish helmin vet dhe të presësh të vdes tjetri! Me urrejtje, xhelozi e krenari t’pa bazë, duke e ngrit kokën e hundën lartë ne stilin «…kush jam unë, apo kush jemi ne…» nuk arrihet askund!