▪︎ Njeriu është e vetmja krijesë të cilës Krijuesi – Universi, përpos TRUPIT dhe SHPIRTIT, i ka dhënë gjënë që ate e bënë të dallohet nga gjallesat tjera!
▪︎ Këtë pjesë te tretë të cilën e ka vetem njeriu gjermanët e quajnë GEIST, anglezët GHOST, hebrejët RÛAH, arabët e turqit RUH, sllavët DUH. Në gjuhen shqipe shkenca shqiptare këtë pjesë të tretë e quan ‹mendje›, kurse klerikët tanë e përzien me shpirtin, disa e quajnê psikë, disa nevc e disa ego…!?
▪︎ Sa i përket emërtimeve si nevci, egoja, psika etj të cilat i perdor kleri shqiptarë, as që ja vlenë të diskutohen! Por, ajo që habit eshte shkenca shqiptare e cila perdorë fjalën ‹mendje› edhe pse kjo fjalë as në përkthim e as ne kuptim nuk i përgjigjet kësaj komponente të njeriut e cila përpos mendjes në vete ngërthen, intelektin, edukatën, diturinë, vetëdijen, ndërdijen, ndjenjat, psikën, përvojat, veprat, pra elemente këto të cilat të bashkuara Njeriun e bëjnë më Njerëzor dhe më të afërt me Universin – Krijuesin!
▪︎ Fjala MENDJE në gjermanisht «Verstand» dhe në kroatisht «Um» nuk ka të beje fare me fjalët Geist e Duh! Në shqip fjalë dhe shprehje e vetme e cila i përgjigjet flalëve Geist, Ruh e Duh, është fjala «Frymë»! Shembull nëse gjermanisht thuhet «NATIONAL GEIST», ose kroatisht «NACIONALNI DUH», në shqip mund të thuhet «FRYMA KOMBËTARE» por kurrësesi nuk mund të thuhet «MENDJA KOMBËTARE»!
▪︎ U morr vesh që fjala për cilën po debatojmë nuk është çfarëdo fjale, por është një shprehje që ngërthen në vete gjitha elementet te cilat njeriun e bëjnë të jetë njerëzor! Mendoj që përdorimi i pavend i fjalës mendje (gjerm. Verstand, kroat «Um») , në shkencën shqiptare ka zënë vend nga koha e komunizmit materialist, kur çdo gjë shikohej si materje!
▪︎ Fakti që me këtë çështje as në aspektin gjuhësor e as ate njerëzor, nuk janë marr e nuk merren as njerëzit të cilët merren me anën shpirtrore të qenies njerëzore – njerëzit që paguhen për këtë punë, siç janë kleriket, filozofët, psikologët etj, flet për një gjendje të manipuluar në të cilën jemi si popull, gjendje e cila ka për qëllim orientimin e popullit shqiptar me shumë kah materja e materialistja ose kah Arabia e arabishtja e kurrësesi kah shkenca, dituria, njerëzia e shqiptaria!
▪︎ Uroj që ne shqiptarët s’pari t’i këthehemi Frymês së humbur Njerëzore e Kombëtare, në menyrë që si komb me histori e kulturë të pasur, të rreshtohemi natyrshëm dhe ta marrim ate vend që na takon në Europë e botë!
▪︎ Kohë e fundit është që t’i tregojmë vetvetes dhe botës, se edhe ne shqiptarët dimë të menaxhojmë shtete si zvicranet, gjermanët e austriaket, se te ne është k’thyer Fryma e humbur Njerëzore e Kombëtare!
* Ky shkrim i imi është fragment nga një ligjëratë e mbajtur gjatë vitit 2018/19, në Zvicër dhe Kumanovë, mbi rëndësinë e Kulturës dhe Qendrave Kulturore Shqiptare!