Ishte ditë provimi nê lëndën e Elektromekanikës, lëndë kjo e vetme nga fusha e elektrotekninës, te cilën viteve të 80-ta studentet e Makinerise e kishin në planprogram studimor. Para nesh prof. Rifat Gjota duke i shikuar pergjigjet me shkrim.
Me erdhi radha mua që te pergjigjesha me gojë ne tri pyetjet e terhequra. U pergjigja shpejtê dhe po pritja që prof Gjota t’me shtronte ndonjë nenpyetje! Profesor gjota po e shikonte indeksin tim dhe po me shikonte disi me habi! Me fal Ahmet, mu drjetua profesor Gjota, a po na tregon profesorit si eshte e mundur që të jesh në vit të dytë dhe ta kesh dhënë provimin e frengjishtes, kur frengjishtja është lëndë në viti të pestë?
Po profesor ashtu eshte, une jam transferuar nga Shkupi, atje frengjishtja eshte lende ne vit te parë! Ahaaa, mire shumë dmth. je transferuar nga Shkupi dhe ke ardh per të studjuar ne Universitetin e Prishtinës! Po, ia ketheva, ashtu eshte profesor! E, a bon profesorit me na tregu se pse nuk ke vazhdu ne Shkup me studju por ke vendos me ardh në Univeristetin e Prishtinës, ishte pyetja e radhes e prof. Gjotes!
Unë vendosa mos ta zgjas shumë, mos te flisja ne provim per problemet qe kisha patur atje me profesorë e asistentë shovenistë dhe vendosa t’i pergjigjem shkurt! Duhet të jesh shumë i pamençur, që si shqiptar të studjosh në Fakultetin Teknik te Shkupit profesor, atje ka profesorë qe bejne padrejtesi të medha ndaj shqiptarëve, iu pergjigja unë!
Mirë shumë Ahmet, kjo i bie që unë paskam qenë i pamençur që kam studjuar në Shkup, mu drejtua prof.Gjota!? U preva unë, hynë fjalë kah dole, nuk e dija që prof.Gjota kshte studjuar në Shkup, u prenë edhe koleget e mi prezent ne provim! Hë, Ahmet cila është pergjigja jote, ishte pyetja e radhes e prof. Gjotës!
Profesor i nderuar, jam i bindur qe ju i keni njohur me mire se unë lëndët natyrore, nga që unë në Kumanovë kam kryer gjimnaz gjuhesor e jo natyror-matematikor, por nuk besoj qe ju e keni njohur gjuhen maqedone më mirë se unë! Kur kesaj i shtojmê edhe problemet qe keni patur me profesorë shovenistë qe ka patur edhe ne kohen tuaj, mund ta imagjinoj se sa shumë keni vuajtur e sa keni hequr, deri sa i keni kryer studjimet në Shkup, vetëm pse në kohen tuaj Kosova nuk ka patur Univeristet, ishte pergjia ime!
Tani me thuani mua profesor, pse duhet të vuaj edhe une sikur që keni vujatur ju deri ne çmenduri, kur tani e kemi Universitetin tonë me profesorë shqiptarë qe i gëzohen dijes së studentëve, e nuk bejne padrejtesi sikur në Maqedoni! Jo vetëm në fakultet, por edhe ne shkolla te mesme, paralelet shqiptare pergjysmohen nga profesorë shovenistë…!
Stop, stop, ndalo Ahmet, mu drejtua profesor Gjota dhe filloi ta shkruante notën në Index! U stepa unë, nuk e kisha lëndë kusht për të kaluar në vit të tretê, por nuk kisha deshirë të bija nga provimi, aq më teper te krijoja ngatërresa me profesorë ne Prishtinê të cilet i respektoja dhe i doja shumë!
Ma zgjati indeksin prof Gjota dhe tha: «…e vertetë është kjo që po thotê Ahmeti, iu drejtua tani prof. Gjota gjithë studentëve prezent ne provim. Ahmeti ka ba shumë mire qe ka ardh te studjoj ne Univesitetin e Prishtinës. Ti deshirojmë të gjithê studjime të mira Ahmetit! Fakt eshte qe në Universitetin e Prishtinës dituria jepet me dashuri dhe ketu profesori gezohet kur studenti studjon dhe merr dije! Je pergjigjur mire në gjitha pyetjet, kurse për vendimin e mençur që ke marr, do të japê edhe njê notë më tepër, ishin keto fjalet e prof.dr.Rifat Gjotes, fjalë tê cilat më dhanë edhe më shumë vullnet per studjim e nxënie te diturisë!