
[…këtë botë e çojnë përpara njerëzit dhe popujtë që kanë mësuar të lexojnë mes rreshtave, të lexojnë aty ku nuk ka asgjë të shkruar, sepse aty mes rreshtave, aty ku nuk ka asgjë të shkruar aty është e verteta! ]
Nga Ahmet Asani
▪︎Përgjigja e fundit shkencore per krijimin e Univesit është Teoria e Bing Bengut e cila thotë se Universi është krijuar para 13.82 Miliard vitesh, nga njē eksplodim i një pike pakufi te vogel, me pakufi shumë energji, me pakufi temperaturë e rrezatim te lartë, eksplodim ky i cili duhet te kete ndodhur brenda nje kohe më të shkurt se një e bilionta pjesë e sekondës!?
▪︎Kur të permendet Universi njeriut menjëherë i shkon medja tek shkencëtaret e kalibrit të Ajnshtajnit, Njutnit, Kopernikut, Brunos e tjerë, por në fakt relativisti Ajnshtajn, sa i përket krijimit të Universit kishte një shpjegim shumë të çuditshēm, ai thjesht besonte se universi ka qenê gjithëmonë kështu siç është dhe i till do të mbetet!? Përgjigje shumë e lehtë kjo, por pergjigjen e vërtetë do ta jap dikush tjetër, per emrin e te cilit as qe kemi degjuar në shkollat tona materialiste!
▪︎Në fakt shkenca ka zbuluar qe universi nga krijimi e deri sot ka qenë dhe vazhdon te jete ne zgjerim deri ne pakufi! Nese vec tash universi per njeriun eshte dicka pakufi dhe vazhdon te zgjerihet edhe me tuje ne pakufi te pakufishnërisë, atehere shtrohet pyetja si ka qenë universi ne fillim kur filloi te zgjerohet? Logjilisht qe duhet te ketë qenë diçka pakufi e vogēl por me pakufi shumë energji!
▪︎E pabesueshme por e vërtete, fakti që Universi ka një fillim, i cili sipas shkences duhet të jetë diçka pakufi e vogël në krahasim me universin qe kemi sot, diçka e vogël por me pakufi shumë energji, u zbulua nga nje prift! Ishte ky prifti belg Georges Edouard Lemaître ( 1894-1966), i cili para se tē bëhej prift, kishte studjuar Astrofizikë e Matematikë ! Prifti Lemaitre deri te fillimi i krijimit te botës erdhi nga nje teori e kundert, pra ai kishte verejtur se Universi vazhdimisht po zgjerohej! Dhe duke u nisur nga fakti se Universi eshte vazhdimisht ne ekspandim (zgjerim) , prifti Lemaître erdhi ne perfundim, se ky ekpsandim duhet te kishte nje fillim dhe fillimi duhet te ishte nje pikë e vogel me pakufi shume energji!?
▪︎Deri këtu jemi në rregull, por pyetja që mbetet pa përgjigje është se çka kishte para se te fillonte krijimi i botës, çka kishte para Bing Bengut? Prej çkahit u krijua kjo pikë pakufi e vogël, me pakufi shumë energji, me pakufi temperaturë e rrezatim të lartë, qe eksplodoi brenda një kohe më të shkurt se një e bilionta pjesë e sekondës dhe nga e cila u krijua Universi?! Në këtë pyetje pergjigjen mund ta gjejmë mes rreshtave ne disa libra shkencor!
▪︎Në rregull pra, ta shtrojmë edhe njëherë pyetjen se çfar kishte para kësaj pike me pakufi shumë energji, me pakufi temperaturë e rrezatim te lartë, qe eksplodoi brenda nje kohe të shkurt sa një e bilionta pjesë e sekondës, pikë nga e cila u krijua universi?! Mendoj se pèrgjigjen në këtë pyetje mund ta gjejmë nëse kthehemi prapa dhe shkojmê më tutje se prifti Lemaitre, pra shkojmë para pikës së Bing Bengut, para kësaj pike pakufi të vogël, ku logjikisht nuk do të duhej të kishim patur kurrëfarê pike, pra do te duhej ta kishim pas një gjendje fillimi prej ‹Asgjëje› ku nuk kishte gjë prej gjëje, nje zbrazëtirë, një hiç!
▪︎Nga qe ne kete bote vetem njeriu eshte qenie me Vetedije dhe njeriu vet buron nga kjo «ASGJE», atehere mendoj qe njeriu si pjese e kesaj «ASGJEJE» ëdhtë ne gjendje ta njoh, te komunikoj dhe ta emroj ketre gjendje te gjendjes prej «Asgjëje»!
▪︎Ta leme per nje çast shpirtin tonë Hyjnor dhe Frymen tonë Njerezore te këthehen ne kete gjendje te parakrijimit te Universit, gjendje Para Bing Bengut, ku do të duhej të kishte patur pakufi shumë vite pa ndodhur asgjë! Dhe normal që «Asgjëja» do të duhet t’jetë «mërzitur» ashtu duke qendruar kot pa bërë asgjë! Dhe një ditë ‹Asgjeja› duhet të ketë vendosur të mendoj!
▪︎Ashtu mendoj unē që mendimi duhet te jetë i pari! Pra, mendoj se e para gjë që ‹Asgjëja› duhet ta ketë filluar është MENDIMI, kurse gjëja e parë për të cilën duhet të ketë menduar duhet t’ketë qenë VETVETJA ! Normale që ishte vetvetja për të cilën do t’ketë menduar «Asgjëja» sepse në fillim s’kishte asgjë!
▪︎Ky mendim i parë i ‹Asgjësë› për vetveten, për ate që e quajmë UNË, duhet të ketë lindur nga një VETËDIJE të cilen mund ta quajmë VETËDIJA E PASTËR FILLESTARE! Pasi që ‹Asgjëja› e njohu vetveten dhe e quajti UNË, në mënyrë që të t’mos ishte vet, filloi tê mendoj të KRIJOJ edhe gjëra tjera rreth vetes! Kjo koker e vogel e VETËDIJES KRIJUESE pakufi e vogel, me pakufi shumë energji duhet të jetë munduar me Miliarda vite që të bëjë diçka tjetër perpos vetes, por që nuk po arrinte të bënte!
▪︎Një ditë kur kjo kokërr e vogël sa kokrra e melit, me pakufi shumë energji «ishte lodhur» duke menduar dhe kishte ndaluar se menduari dhe kishte vendosur te këthehej prap ne gjendjen e pare të ‹Asgjesë›, nuk kishte zgjatur as sa një e bilionta pjesë e sekondës dhe kokrra pakufi e vogel kishte pëlcitur dhe ishte bere copë copë në miliarda pjesë të vogla nga të cilat u krijua Universi: qielli planetet, ajëri, tokën, drita, uji dhe jeta!
▪︎Mirëpo ‹Asgjësë› ju deshtê të priste edhe 3.8 miliard vite deri sa në botë të vinte Njeriu i parë i cili sikur ‹Asgjëja› i tha vetes UNË dhe e njohu ‹Asgjëne› dhe e quajti Krijues, pronar – i zoti i gjithëçkahit në Univers – ZOT!
▪︎Ajo të cilën me gjuhën shkencore e quajmë ‹ASGJË», në fakt është ÇDOGJË! ‹Asgjëja› – apo jomaterja, apo gjendja per të cilen kemi pershtypjen se nuk ndodh asgje nuk mund të shpjegohet as kuptohet nese shikohet si veprim e si mase, edhe pse vet masa e veprimi burojnë nga ‹Asgjëja›!
‹Asgjëja› nga e cila shkenca thotë se është krijuar bota është e ngjashme me zbrastiren (pauzën) mes dy mendimeve, pa të cilën nuk do t’mund te mendonim fare, është e ngjashme me pauzën mes dy frymëmarrjeve kur as nuk nxjerrim e as nuk marrim frymë, pa te cilen pauzë (‹asgje›) nuk do t’mund të jetonim fare, është e ngjashme me ‹asgjënë› nga e cila është krijuar Universi!
▪︎E gjithë bota është e përbërë nga molekula, atome, elektrone e pjesëza subatomare te cilat ne fund perfundojne ne valë e vibrime te padukshme te ngjeshura – ‹Asgjë›, nga të cilat vibrime e valê të ngjeshura perbehët edhe njerëzimi edhe bota bimore e shtazore edhe uji, ajëri dhe i gjithë Universi!
▪︎’Asgjëja› në fakt nuk është zbrastirë pa asgjê në te, por është ‹Vetëdija e Pastër Krijuese› nga e cila përbëhet i gjithë Universi! Prandaj, nese deshirojmë te arrijmë diçka, nese deshirojmë te krijojmë diçka, nuk duhet të koncentrohemi në mendimet qe na vijnë e shkojnë pa ndalur, por duhet koncentrohemi ne zbrazëtirën ( ‹asgjënê) mes mendimeve, sepse vetem aty mund t’i gjejmë pergjigjet dhe zgjidhjet qe kerkojmë!
#përfundim:
Po e mbylli këtë shkrim timin me nje të vërtetë të madhe, e qe ka të bejë me faktin që këtë botë e udhëheqin dhe çojnë përpara njerëzit dhe popujtë që kanë mësuar të lexojnë mes rreshtave, të lexojnë aty ku nuk ka asgjë të shkruar, sepse aty mes rreshtave, aty ku nuk ka asgjë të shkruar, aty është e verteta!