VALO I LIRË O FLAMUR KOMBËTAR!
O Flamur Kuq o Flamur Zi,
sa bukur Shqiponja në mes po të rri!
Valo i lirë valo krenar,
nuk e ke mbi kokë yllin proletar!
Më 4 prill Nëntëdhjet e Nji,
ta hoqa yllin biri YT TY!
Të mbrojta krenar që mos të përdhosin,
yllin komunist prap mos ta vendosin!
Ata që e donin yllin mbi Flamur,
nuk të duan sot nuk të duan kurrë!
Sa të ketë jetë sa të ketë shqiptarë,
do valojë Flamuri pa yllin proletar!
4 prill 1991, St.Gallen
Ahmet Asani
******
ZGJOHU SHQIPE SHPEJT NGA GJUMI!
Kush janë keta klerikë antikombëtarë,
që jetën na e bënë varr?!
Kush janë k’ta që urrejnë Gjuhë e Flamur,
e Zotit i luten në gjuhë të huj?!
Kush janë k’ta që krejt ashiqare,
luftojnë çdo gja kombëtare?!
Kush janë këta të shitur hafi,
Arbërinë tonë që e bënë Arabi?!
Zgjohu Shqipe shpejt nga gjumi,
zgjohu sa nuk t’ka marr lumi!
Mos ja k’put shpirtin nanës shqiptare,
me k’ta flamuj të huaj mbi varre!
JETA ËSHTË ENERGJI QË NUK NDALON!
Çdo gjë në këtë gjithësi,
gaz, lëng apo ngurtësi!
Thellë në vete e brendi,
është valë me pakufi energji!
Gjithëçka është valë që nuk pushon,
është energji e ngeshur që oscilon!
Materja është valë me frekuenca,
me shumë lekundje e interferenca!
Jeta është valë me nuanca,
me lekundje e rezonanca!
Jeta është Dije që nuk përfundon,
vdekja është religjion është iluzion!
******
MISIONARËT QË E SOLLËN HAGËN!
Mjaftë më me rrena e parolla proletare,
nuk lindin hajna nanat shqiptare!
E indoktrinuat rininë e bëtë moniste,
ia dhatë asaj duhmën Staliniste!
Me dekada i folët si bëhet revolucioni,
si përdoret dhuna e si merret froni!
Planet ua prishi fryma Rugoviste,
u qiti në bisht me duhmën Leniniste!
Si nuk patët turp si s’ju erdhi marre,
nisët revolucion me luftë çlirimtare!
E dërguat Nanosin të flas me Milloshin,
që revolucionit t’ia dinit qoshin!
I bëtë hesapet e bëtë matematikën,
për Ballkaninë e minus Republikën!
Vetëm një punë kurrë nuk e pritët,
që do vie Amerika k’te se llogaritët!
Misionarë të kuq rininë e helmuat,
nxënësit tuaj në Hagë i dërguat!
Ta merr vesh rinia e populli mbarë,
ku e sollët Kosovën ju Misionarë!
Sikur para çlirimit edhe tash n’liri,
punët i bëni gjithënjë në fshehtësi!
Në demokraci jemi pse s’dilni ashiqare,
ku e keni yllin dhe parollat proletare?!
E keni bërë bashkë yllin edhe hanën,
doni Kosovës me ia qajtë nanën!
Asgjë s’do mundeni ju me vetvendos,
duhmën komuniste Kosova e ka varros!
Cyrih, 04.12.2020
******
JE FLAMUR NË BOTË MË I MIRI!
O Flamuri ynë Kombëtar,
Gjergj Kastrioti t’ngriti i parë!
T’ngriti n’Krujë t’mbajti n’dorë,
në vitin 1443 ditën 28 Nëntor!
Ti je Shpirti i Shqiptarisë,
ti je Fryma e Kombëtarisë!
Ti je vula je myhyri,
je Flamur në botë më i miri!
Ditë më t’madhe s’ka Shqiptaria,
në këtë ditë ka lind Liria!
Festoni bashkë shqiptarë ku jeni,
të bashkuar gjith’nji të jemi!
Regensdorf, 28. Nëntor 2020
ELEGJI PËR MAKEDHONINË!
Eh mor sharr ti mal me borë,
si nuk linde një Rugovë!
T’i bashkoj atje shqiptar’t për dore,
për t’luftuar deri n’fitore!
Të pa besë ju politikanë ,
qum’shti nanës ju qoftë haram!
E pretë popullin në fjalë e besë,
për pushtet e interes!
Leni inatet e fjal’t e kotit,
lidhni besën e Kastriotit!
Të bashkuar gjithë veproni,
shqiptarinë që ta përparoni!
Regensdorf, 07.11.2021
******
KAH PO SHKON O VENDI IM?!
Ekstremistët n’kamë janë çue,
kanë marr zemër janë kreg’zue!
dojnë Kosovën me shkat’rrue,
me nda n’dysh e me coptue!
I mbaj n’mend për Republikën,
morrën sapa na sollën fikën!
E ndanë popullin e banë dysh,
me Amerikë s’dojshin kurrqysh!
Kur po flasin tash për bashkim,
po m’vje tug po m’vje trishtim!
Kur pe di se kush po flet,
Ballkania me gojë t’vet!
Kur po flasin për demokraci,
për besim e për shami!
Po m’vje mundi po m’vje trishtim,
kah po shkon o vendi im?!
******
TI KOSOVË HYJNESHË DARDANE!
Ti Kosovë më dha drite,
kur mua me hodhen ne terr!
Ti Kosovë më dha strehë,
kur mua më lanë jashtë,
Ti Kosovë me dha ngrohtësi
kur une ngrija nga t’ftohtit!
Ti Kosovë ma k’theve shpresën,
kur unë e kisha humbur,
Ti Kosovë Hyjneshë Dardane në Fron!
Prishtinë, 31.10.2020
******
DY VITE PA MOTRËN TONË!
Vdekja të morri sa më ka marr malli,
që s’u knaqëm bashkë ne për së gjalli!
Me mall jetove sa ishe gjallë,
shumë vite kalove vëllezërit pa i parë!
Vitet e fundit të erdhëm pa ndal,
por zemra jote nuk bënte më ball!
Malli i motrës i madh është për vëlla,
Me shpirt e kam ndi me sy e kam pa!
Na paçin në qafë ata që na ndanë,
për lotët e tu që kurrë nuk u thanë!
Zoti i dënoftë ashtu si di vet,
mos pafshin dritë n’dynja e ahiret!
28.10.2021, Regensdorf/ZH
******
BESIMTAR I ZOTIT SHQIPTAR MUSLIMAN!
Mos e përzi kombin kurrë me religjion,
besimtar i Zotit shqiptar musliman!
Shqiptarin katolik e ke gjak të parit,
duaje edhe ruaje sikur sytë e ballit!
Mos e përzi kombin kurrë me religjion,
besimtar i Zotit shqiptar musliman!
Shqiptarin ortodoks e ke gjak e vëlla,
kurrë mos e përzi me grek e me shkja!
Mos e përzi njerëzimin me religjion,
besimtar i Zotit shqiptar musliman!
Duaje njerëzimin e botës Perëndimore,
që t’ka strehu e t’ka marr për dore!
Mos e përzi shtetin kurrë me religjion,
besimtar i Zotit shqiptar musliman!
Respekto ligjet e Perëndimit aty ku jeton,
mëso nga ato vende ndërto shtetin tand!
Regensdorf – Zvicër, 23.10.2020
******
ELEGJI PER VENDIN TIM !
Ku nuk thuhet ma tungjatjeta,
as mirë se na erdhe as mirë se ju gjeta?!
Ku jepet «merhabaja» e «selami»,
në Maqedoni!
Ku nuk urohet shqip në gëzime e festa,
ku nuk i thuhet mikut «me fat» fejesa?!
Ku urohet me «për hajr» si në Arabi,
në Maqedoni!
Ku shumica jane shqiptarë,
por nuk bahet plisi i bardhë?!
Ku bahet qeshit mbulese e kapuçi për t’zi,
në Maqedoni!
Ku shqiptari jeton në padrejtësi,
ku i mohohet gjuhë e etni?!
Ku lind e vdes pa shtet e shtetësi,
në Maqedoni !
PAFTYRËSIA MONISTE NË LISTA!
Të shanë Rugovë të thanë tradhtar,
të deshën të vdekur kur ti ishe gjallë!
Të shanë ata që donin monizëm,
të shanë ata që s’donin pluralizëm!
Nuk të deshën kurrë ty o Kryetar,
t’vijnë tani për vota e t’krrulen mbi varr!
Duhma e urrejtjes i bënë të belbëzojnë,
në vend të urave mure po ndërtojnë!
Janë bashkuar një majtistë e vahabistë,
Leninistë të vjetër me Neo Marksistë!
Ditën vijnë k’rrulen për vota mbi varr,
natën shkojnë te Qosja që varrin ta kallë!
******
PËR KRYETRIMIN GJERGJ KASTRIOTIN!
Për shpirtin e Kryetrimit të Arbërisë,
që i dha emër gjithë Shqiptarisë!
Me k’te gotë dolli raki,
përshëndes gjithë miqtë e mi!
Kush i thotë vetes shqiptar,
Kastriotin që e njeh t’parë!
E kam vëlla e kam gjak,
për te vdes e nxjerr hak!
Kush ma shanë Gjergj Kastriotin,
ma të madhin Kryezotin!
Mos t’i thotë vetes shqiptar,
se kam gjak as se kam farë!
******
PUSHO NË PAQE ISMET PEJA!
Ismet Peja Ismet Gjakova,
me kangë tua frymoj Kosova!
Me kangë tua u rritë rinia,
n’zemer t’ka gjithë shqiptaria!
I këndove dashurisë,
mirësisë e bukurisë!
Za bilbil i Gjakovës,
i dha shpirt tanë Kosovës!
Pusho n’paqe o shpirtmirë,
do t’kujtojë Kosova e lirë!
Kanga jote do t’jehoj,
shqiptaria s’do t’harroj!
Këndo zog i malit se sot jam mërzitë,
na la Ismet Peja sot i mbylli sytë!
Vdiq ky za bilbili sot jetë nd’rroj,
te Qamili vogel e Mazllomi shkoj!
Ahmet Asani
Regensdorf, 23.11.2020
******
ME U PAS HJEK ME KOHË YLLI!
Kur pat shku Rugova n’Amerikë,
për Kosovën Republikë!
Komunistët fort protestuan,
Amerikën thonin se duam!
Ngriti zërin Fazli Velija,
rroftë monizmi tha rroftë Partia!
Puthi yllin në Flamur,
s’guxon kush me t’hjek kurrë!
Hydajet Hyseni e Adem Demaqi,
Leninizmi që zemrën ua knaqi!
Kërkonin Kosovën Republikë,
pa pluralizëm e pa Amerikë!
Amanet na e la shoku Enver,
me Amerikë asnjëherë!
Komunistë jemi proletarë,
do t’hamë kashtë e do t’hamë barë!
Fill pas lufte i kapi droja,
ndërruan lëkurë se u doli boja!
shpallën veten pluralista,
për t’u thënë tjerëve komunista!?
Rrjepën popullin deri n› asht,
nga e majta kaluan djathtë!
Gjitha punët i lidhën nyje,
që askush mos tu bie n’fije!
Ec e mos e ha ni thes kripë,
kush ka mbet me ba politikë?!
Kush po shet Amerikanizēm,
demokraci e pluralizëm?!
Me u pas hjek me kohë ylli,
sot n’Kosovë do t’ngrohte dielli!
S’do t’kish pas vrasje e hajni,
as n’Kosovë e as n’Shqiptari!
Ahmet Asani
FJALËT E NJË MEDIOKRI!
Jam poet me ide të thella
m’ka shku jeta në Baushtella!
Në Shqipëri diplomova,
jo me dije por me t’holla!
Libra ‹me vlerë› unë botova,
edhe Rugovës ia kalova!
Në Amerikë si m’kanë parë,
m’kanë thanë jam për Kryetar!
Politikan i lindur jam,
në parti ma t’mirë s’kanë!
As në diasporê e as në vend,
bash m’ka hije për President!
******
Alo Loni çka po ban
çe po e rrahi një aeroplan
T’ja thej krahet ta bëjë kerr,
se ky gjyshin po ma merr!
Nga Zvicra gjysh kur po vjen,
po të pres çdo ditë në derë!
Hajde gjysh se jam mërzit,
dalim bashkë me shetit!
Nga Prishtina në Viti,
s’pari shkojmë te dajtë e mi!
Prej Vitie për Shkup vazhdojmë,
n’qarshi t’vjetër aty pushojmë!
Takojmë nipa e miq patjetër,
vazhdojmë drejtë xhades vjetër!
N’Kumanovë atje çmallesh,
bashkë me miq i qani hallet!
Vazhdojmë tej Luginës majtê
atje gjysh ku i ke dajtë!
Në Dobrosin kam deshirë me shku,
fshatin e t’parëve me vizitu!
Nga Bujanoci për Breznicë
rreth Moravës n’Kamenicë!
Kah Gjilani për Prishtinë,
atje gjysh e kem shtepinë!
Në Prishtinën Legjendare
Qendrën tonë Gjithëshqiptare!
******
LEJE DROGËN SHQIPERI!
Shqipëri oj nëna jonë,
lëre drogën bëhu Zonjë!
Lëre nënë më këtë biznes,
gaz për bëre ti për besë!
E ke malin e ke detin,
në Kosovë ke bereqetin!
I ke xehet përmbi tokë,
s’ke nevojë ti nënë për drogë!
Gjitha t’mirat i ke sot,
vajza djem shtëpinë plotë!
Ke qenë mbyllur tu hap dera,
mos e mbyll se mbetesh e mjera!
******
KOMUNISTËT TA HUMBËN VARRIN
Elegji për At Gjergj Fishtën
(23.10.1871-30.12.1940)
20 mars gjashtêdhjetê e shtatë,
u hap lajmi n’qytet e fshat!
N’kam janë çu klysh’t e Rusisê,
At Gjergj Fishtës varrin me ja prish!
Enver Hoxha ka urdhnue,
Fishtës varrin me ja dhunue!
Eshtnat n’thes me ja mledh,
n’det pa fund me ja hedh!
Festë po bajnë Serbija e Rusija,
n’zi ka ra Mirdita e tanë Shipnija!
Zot i madh na ban dermanë,
komunisët po bajnë hatanë !
At Zef Pllumbi asht betue,
tana t’zezat me i shkrue!
Me jetu mos me harrue,
kur t’vinë dita me tregue!
******
MALLI PËR VENDLINDJEN !
Vitet kaluan sikur drita shpejtë,
edhe pakë muaj po bëhen tridhjetë!
Nga ajo natë e zezë që kur u ndamë,
kaluan dekada dhe më nuk u pamë!
Malli për ty kurrë nuk m’është shuar,
për të parë me sy për të përqafuar!
Në ëndërr të erdha e shkela sokakut,
vetëm ta degjoja Jehonën e Karadakut*!
Kur u rrita unë ti pikoje gjak,
kuçedra e kuqe po lëshonte flakë!
Shkollat tona shqipe ajo po i ndalte,
gjuha e bukur shipe datën po i kallte!
Fry moj erë e malit fort prej merakut,
më sjell edhe mua n’Log të Karadakut!
Ti derdhë këto vargje si një burim mali,
me miq e me shokë sa më ka marr malli!
Ahmet Asani
Cyrih, 20.02.2018
*»Jehona e Karadakut» – ishte grupi i pare letrar në Kumanovê, grup të cilin e drejtonin Nehas Sopaj dhe Fadil Bekteshi. Gjatë vitit shkollor 72/73, si nxënës i vitit të parë në gjimnaz, u bera anetar i grupit, shkruaja vjersha te cilat u mirepriten ne grupin letrar, pas disa muajsh u emërova kritik letrar i grupit. Keto vargje i kam shkruar me rastin e takimeve letrare: “TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT”, që u mbajtën në Kumanovë me 11 mars 2018, ku mjerisht nuk arrita tê marr pjesê!
PËR DITËLINDJEN E NIPIT TIM LIAMIT!
Për ditëlindje shumë fat,
t’uron gjyshi jetë të gjatë!
jetë të lumtur paç o trim,
ke ditëlindjen n’shën Valentin!
Nipi gjyshit Liam Asani,
lind asht trimi larg vatani!
Sot i mbushi plot tri vjet,
larg atdheut në gurbet!
Shpirt të shpirtit gjyshi t’kam,
sy Shqiponje zemër Luan!
Me dashni të shkoftë jeta,
se dashnia asht e vërteta!
Lam o trim gjyshi të don,
shëndet fat të uron!
Të ka gjyshi si Luan,
u bafsh trim për vatan!
Langenthal, 14.02.2
******
SHUMË URIME NGA KOSOVA !
Nipi gjyshit Liam Asani,
lind asht trimi larg vatani!
Sot i mbushi katër vjet,
larg atdheut në gurbet!
Për ditëlindje shumë fat,
t’uron gjyshi jetë të gjatë!
jetë të lumtur nipi im,
ke ditëlindjen n’Shën Valentin!
Lam o trim shumë të dojmë,
shëndet fat ty të urojmë!
Gjyshi e gjyshja nuk t’harrojmë,
nga Kosova t’fala t’çojmë!
Prishtinë, 14.02.2021
******
PËR DITËLINDJE LON SHUMË FAT!
Nipi im Elon Asani,
sot ditëlindjen e ka Luani!
Për ditëlindje i uroj fat,
jetë të lumtur e të gjatë!
Malli per ty Lon na ka marr,
nuk kem mujt për festë me t’ardh!
Gjyshi e gjyshja shumë të dojmê,
ditëlindjen e pestë ta urojmê!
Sa t’kaloj kjo pandemi,
gjyshi e gjyshja do t’vijmë te ti!
Boll kem nejtë në gurbet,
do të k’thehemi Lon për krejt!
******
NIPIT ARONIT PËR DITËLINDJEN E PARË!
Nipi im mërgimtar,
për ditëlindjen e tij të parë!
T’mos e marr sy i m’syshit,
do festoj n’vendlindje t’gjyshit!
Ka shku nipi në Kumanovë,
bashkë me prind si mal me borë!
Me familje, nipa e dajallarë,
Me festu ditëlindjen e parë!
Lum familja e lum vatani,
për luanin Aron Asani!
Gjyshi e gjyshja prej mërgimit,
fat e shëndet i urojmë trimit!
******
JU NUK JENI E ARDHMJA!
Si mund të jeni e ardhmja,
ju që tërë jetën keni gënjyer e gënjeni,
ju ishit kundër reformave të monizmit,
kundër demokracisë e pluralizmit,
kundër perëndimit e kapitalizmit,
kundër Flamurit Kombëtar,
ju betoheshit para yllit proletar!
Si mund të jeni e ardhmja,
ju që Stalinizmin keni propaganduar,
ju që keni gënjyer natë e ditë
për shtetin pa të burgosur politik,
për traktorin komunist shqiptar,
që nuk lavroi kurrë asnjë arë,
ju që rinisë i dhatë duhmën bolshevike,
ju që e mbollet luftën ideologjike,
ju që shqiptarisë i hapët plagën,
ju që Kosovës ia sollët Hagën!
Si mund të jeni e ardhmja,
ju që gënjeni edhe tani në pleqëri,
ju që nuk latë vend hundët pa i shti,
ju që komunizmit ia mbani anën,
ju që tani keni bashkuar yllin me hanën,
ju nuk jeni as njerëzor e as kombëtar,
ju jeni monistë e gënjeshtarë!