▪︎ Jam i lindur, më 14 shtator 1957, nga prinder muhaxherë, që në v.1956 ishin larguar nga fshati Dobrosin i komunës së Bujanocit dhe ishin vendosur perkohësisht në Kumanovê, me qëllim të migrimit për Turqi!
▪︎ Në Kumanovë kam kryer shkollimin fillor dhe ate të mesëm. Studjimet i kam filluar në fakultetin e Makinerisë në Shkup dhe i kam përfunduar me sukses në Universitetin e Prishtinës. Si student i makinerisë drejtimi i termoenergjetikës për punim diplome kam patur Motorët me Djegie të Brendshme – punim ky i pari nga lënda e motorëve në Universitetin e Prishtinës!
▪︎ Në v.1987 jam këthyer në vendlindje për të punuar si profesor në paralelet në gjuhë shqipe të shkollës së mesme teknike “Nace Bugjoni” të Kumanovës, paralele për të cilat pushteti kishte vendosur t’i mbyllte nën pretekstin se nuk kishte inxhinierë të diplomuar për mësimëdhënie në gjuhën shqipe!
▪︎ Kthimi im nga Prishtina në vendlindje si inxhinier i parë i diplomuar i makinerisë në Kumanovë, i pengoi regjimit të atëhershëm vazal të Beogradit. Pas kundërshtimit tim të hapur ndaj masave për pezullimin e mësimit në gjuhën shqipe dhe të paraleleve shqipe në këtë shkollë, jam arrestuar dhe dënuar me burg! Pas daljes nga burgu më është marr e drejta e punës në arsim, jam penguar të punësohem edhe në industri, më janë marrë dokumentet e udhëtimit nga SDB Shërbimi i Sigurimit të Shtetit dhe kam qenë i detyruar për një vit të qëndroj në izolim shtëpiak.
▪︎ Në tetor të v.1988, pas një qëndrimi disajavorë në ilegalitet, kam arritur ta lëshoj vendin dhe të kërkoj strehim në Zvicër!
▪︎ Në Zvicër kam punuar si inxhinier në fabrika të ndryshme dhe kam realizuar projkete të ndryshme inxhinierike për kompani të njohura.
▪︎ Nga v.1991, paralel punës si punëmarrës, kam punuar edhe si i pavarur në sfera të ndryshme, kam realizuar projekte të ndryshme dhe kam marr përvoja nga sfera si ajo e ekonomisë, financave, marketingut, informatikës etj.
▪︎ Jam diplomuar në fushën e financave dhe marketingut dhe kam marr titullin e Këshillëtarit të Diplomuar të Fondeve Investive – Dipl. Fondsberater IAF dhe të Menaxherit të Diplomuar për Online Marketing – Dipl. Online Marking Manager.
▪︎ Me veprimtari politike jam marr nga viti 1981-1988 në Kosovë e Maqedoni si pjestarë i Lëvizjeve të atëhershme per Republikën e Kosovës – LPRK, veprimtari të cilën ne Zvicër e kam vazhduar deri ne janar 1991!
▪︎ Nga v.1991-1998, kam vepruar si pjestarë i Levizjeve te atëhershme demokratike. Jam themelues i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës në Zvicer. Gjatë viteve 90-ta paralel kam qenë aktiv në «Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë » LAPSH Naim Frashëri ne Zvicër.
▪︎ Më 4 prill 1999 bashkë me disa veprimtarë kemi organizuar Kuvendin themelues të shoqatës “Bashkësia Shqiptare në Zvicër “- BSHZ ku edhe jam zgjedhur kryetar i sajë : www.bshz.ch !
▪︎ Viteve te fundit jam angazhuar në projektin per departizimin e diaspores shqiptare, me vizionin qe ato te vepronin si forume brenda Bashkësive Kombëtare Shqiptare. Ky projekt nuk u mbështet nga qeveritê e shteteve tona te cilat kanê diasporë ne Zvicer dhe si i tillë mbetet te vazhdohet nga gjeneratat e ardhshme.
▪︎ Më poshtë janë disa nga projektet dhe aktivitetet të cilat për kohën ishin dhe mbetën të rëndësisë së posaçme për diasporën shqiotare dhe shqiptaret në përgjithësi:
1. Simpoziumi shkencor «2000 vjet të krishterimit ndër shqiptaret” ( «2000 Jahre Christentum bei der Albaner»), i mbajtur me 5 – 6 shtator 1998 në qytetin Arbon të Zvicrës.
2. Projekti mbi organizimin e mësimit për fëmijët shqiptarë të ikur nga lufta e Kosovës 2000-2002!
3. Projekti «Kthimi dhe Rindërtimi në Kosovë» (Rückkehr und Wiederaufbau in Kosova») 2000 – 2004!
4. Projekti FONDACIONI I QENDRAVE KULTURORE SHQIPTARE NË ZVICËR, projekt që parasheh ndërtimin e disa Qendrave Kulturore Shqiptare ne Zvicer. Ky projekt nga v.2019 vazhdon te jetë aktual.
5. Projekti per botimin e kumtesave te simpoziumit shkencor » 2000 Jahre Christentum bei der Albanern» («2000 vjet të krushtetimit te shqiptaret) ne formê libri, liber ky i cili ka dalur nga shtypi në nentor 2023.
Kumanovë, dhjetor 2023