▪︎ Me datë 27.11.2023, në lokalet e Bibliotekës Kombëtare te Kosovës «Pjetër Bogdani» në Prishtinē, u bë promovimi i parë i librit “2000 vjet krishterim te shqiptarët”, liber ky përmbledhje e punimeve shkencore te simpoziumit «2000 vjet të krishterimit te shqiptarët» i mbajtur më 5 e 6 shtator 1998 në qytetin Arbon të Zvicrës.
▪︎Pas intonimit të himnit «Te deum» të muzikologut te parë arbërorë Niketë Dardani, i cili kishte jetuar e vepruar në shekullin VI-të P.e.s , u mbajtë 1 minutë heshtje per gjithë ata pjesëmarrës të simpoziumit «2000 vjet të krishterimit te shqiptarët», të cilët nuk janë më ne mesin e te gjallëve: Gjon Lluka, akademik Mark Krasniqi, akademik Kristo Frashëri, Imzot Mark Sopi, akademik Gjelosh Gjoka, dr. Robert Elsie, prof. dr. Engjëll Sedaj, prof. dr, Ymer Jaka, Dom Gjergj Gjergji, prof. dr. Murat Bejta, dr. Peter Bartl, prof.dr.Ramadan Sokoli dhe dr. Mustafë Bacaj.
▪︎ Për simpoziumin dhe botimin e librit me materiale te ketij simpoziumi të mbajtur para 25 vitesh, foli ztr. Ahmet Asani: «ishte një dëshirë dhe nevojë e madhe per ta mësuar te vertetën mbi te kaluarën tonë historike nga shkencëtarë shqiptarê e te huaj, nevojë për t’i treguar botës te vërtetën mbi kulturën tonë të krishter nder shekuj dhe nevoja për ndihmë e cila atekohë ishte shumë e nevojshme, ndihmë e cila pritej t’na vinte nga perëndimi…», ishin këto fjalë të ztr.Asanit, që kishte punar në përgatitjen e këtij libri për shtyp!
▪︎ Me nje fjalë rasti, tubimin dhe te pranishmit i pershendeti dr. Gjergji Kristo Frashëri, pjesëmarrës ne simpozium dhe autor me studimin e tij të botuar ne këtë libër. Dr. Frashëri evokoi kujtimet e tij per simpoziumin dhe rendesinë e tij që po mbahej ne kohë lufte edhe ate ne një shtet perëndimor sikur që ishte Zvicra.
▪︎ Në vazhdim ztr. Nexhat Haziri lexoi shkrimin recensues të prof. Emin Azemit. Per librin foli edhe lektori dhe redaktori i librit prof. Alfred Beka drejtor i shtëpisë botuese “Jakup Ceraja”. Pas fjalës se lektorit Beka, tubimin e pershendeti dr. Bejtulah Destani, pjesëmarrës i simpoziumit “2000 vjet krishterim te shqiptarët” dhe referues ne simpozium.
▪︎ Që ta përshëndes tubimin fjala iu dha edhe pastorit të kishës Protestante ztr. Femi Cakollit i cili po ashtu është pjese e librit me shkrimin e tij autorial mbi protestantizmin te shqiptarët dhe krejt në fund per rolin e simpoziumit dhe librit foli ztr. Kristë Coli kryetar i këshillit organizativ te simpoziumit dhe bashkë botues i librit “2000 vjet krishterim te shqiptarët”.
- ▪︎ Vlenë te ceket se në promovim morën pjesë intelektualë, krijuesë e veprimtarë te njohur shqiptarë nga vendi dhe diaspora. Ne një sallë te mbushur plotë e përplot me mysafirë, në ajër ndjehej fryma e krenarisë dhe përbashkimit të cilën e krijoi promovimi i librit “2000 vjet krishterim te shqiptarët”.
▪︎ Qyteti i radhës ku do të promovohet ky liber është Lezha, më 02 dhjetor 2023, në Hotelin e Gjuetisë që ndodhet në ishullin e Lezhës. Pas Kosovës e Shqipërisë, pritet qe libri të promovohet në Maqedoni, Kroaci. Zvicër, Gjermani dhe SHBA.