
Mendoj që organizimi shoqatë (angl. Association, gjerm. Verband) të cilin po e kërkon pakisa serbe e Kosovës, organizim ky i cili do të përbëhej nga përfaqesues të disa komunave ku jetojnë pjestarë të pakices serbe të Kosovës, qëllimisht po quhet e shkruhet gabimisht «ZAJEDNICA SRPSKIH OPŠTINA», që në shqip i bie «BASHKËSIA E KOMUNAVE SERBE»!
Duke u nisur nga fakti që Republika e Kosoves me Kushtetute eshte Republike e qytetarëve te etnive te ndryshme pra eshte nje Republikë Multikulturore, rrjedhimisht del se çfarëdo organizimi në rafshin komunal do te duhej te konceptohej në baza qytetare e jo në baza nacionale!
Nje shoqatë e komunave nëpër të cilat jetojnê pakicat e ndryshme qofshin ato në veri, jug, lindje apo perëndim të Kosovës, do t’mund të quhej «LIDHJA E KOMUNAVE TË KOSOVËS ME PAKICA» (serb. «ZAVEZ KOSOVSKIH OPŠTINA SA MANJINAMA», turq. «KOSOVA BELEDİYELERİNİN AZINLIKLARLA DERNEĞİ»), por kursesi nuk do të duhej të quhej «ZAJEDNICA SRPSKIH OPŠTINA»!?
Nëse me çdo kusht do të duhej që të quhej BASHKËSI (ZAJEDNICA) atëhere ky organizim i natyres shoqatë e komunave, do t’mund të quhej «BASHKËSIA E KOMUNAVE ME PAKICA» serb. «ZAJEDNICA OPŠTINA SA MANJINAMA» , e që në anglisht do të emërtohej «COMMUNITY OF MUNICIPALITIES WITH MINORITIES»
Edhe emërtimi «Asociacioni i komunave me shumicë serbe», i cili po perdoret ne shqip është rmërtim i gabuar! E para serbët në Kosovë nuk janë shumicê dhe nuk mund ta kenë statusin e shumicës, e dyta askush nuk mund t’i diskriminoj komunat ku serbet janê pakicë dhe t’ua ndaloj atyre të drejtën të jenê pjesê te cilit do asociacion, dhe e treta me dhënien e emrit dhe statusit «komuna me shumicë serbe», i bie që shqiptaret duhet të garantojnê që nuk do të shtohen kurrë, në menyrë që serbët jetësisht të mbeten shumicë në këto komuna!
Sa i përket themelimit të asociacioneve të komunave në Kosovê, kêtë tê drejtê e kanë gjitha komunat pavaresisht asaj se pjesëtarë të cilave pakica jetojnë në keto komuna! Këtë të drejtë e ka pakica serbe, rome, turke egjiptase, boshnjake, gorane etj. dhe për ta bërë nje asociacion të komunave nuk ka fare nevojê të shkohet e të bisedohet në Bruksel!
Fakti që serbët këtë asociacion po e quajnë «ZAJEDNICA SRPSKIH OPSHTINA» ( BASHKËSIA E KOMUNAVE SERBE !?) dhe nuk po e shkruajnë vet Statutin, por po presin që t’ua bëjë Brukseli e Prishtina, flet pèr një projekt i cili sipas të gjitha gjasave ka për qëllim ndarjen e këtyre komunave nga teritori i Kosovës dhe bashkimin e tyre me Serbi!
Mendoj që askush askujt nuk është i obliguar t’i shkruaj kurrëfarê Statuti aq më teper jo t’i shkruaj statute të shoqatave! Kjo çështje mbetet e atyre që duan të themelojnë një shoqatë! Në këtë rast Prishtina respektivisht Kushtetuesja e ka per detyre t’i jap verejtjet vetëm nëse Statuti i kesaj shoqate (Asociacioni) bie ndesh me Kushtetuten dhe ligjet e Kosovës dhe jo t’ju shkruaj serbëve apo kujtdo qoftë Statute të shoqatave!