SHQIPONJA RILINDJEN E KA NË ADN


Shqiponjat mund të jetojnë 70 e më tepër vite, por kur t’i mbushin 40 vite ato ndodhen para një vendimi të vështire, ta thejnë sqepin i cili u rritet dhe lakohet aq shumê sa që nuk mund të marrin ushqim, për t’u ripërtrirur e jetuar edhe per aq vite, apo të dorëzohen e vdesin. Nga që Shqiponjat në ADN e kanë të regjistruar procesi i Rilindjes, nuk ka shqiponjë e cila nuk mund të Rilind e të Ripërtëritet!

Njëherë një fshatar kishte gjetur një vezë të Shqiponjës në mal. E merr fshatari vezën e Shqiponjes në shtëpi dhe e vendos te vezët e një pule klluqe! Pas një kohe kur çelin vezët e pulës zogjë te pulës, çel edhe veza e Shqiponjes një zog të Shqipes!

Shqiponja e vogël bënte gjithëçka që bënin pulat. Shpejtë u mësua të hante gjithëçka që hanin ato, nga ushqimi nëpër plehëra e deri te ushqimi i preferuar me krimba! Sa herë që pulat kërcenin e provonon të fluturonin edhe shqiponja bënte të njejtën gjë, pa e provuar të fluturonte si Shqiponjë në lartësi.

Një ditë Shqiponja u largua nga pulat, dhe rastësisht provoi të fluturonte dhe u ngrit për një kohë lartë mbi pullazet e shtëpive, por kur pa pulat poshtë u frikesua aq shumë sa që zbriti shpejtë poshtë në tokë! Një ditë pranvere lartë në qiell po fluturonte një Shqiponjë, shkonte herë lartë e here poshtë, sillej në rreth me krahë të hapur sikur të ishte mbret i qiellit.

Shqiponja që ishte rritur me pula u afrua afër nënës pulë dhe e pyeti: nënë cili shpend eshte ky që fluturon lartë ne qiell ? Është Shqiponja, iu pergjigj nëna pulë! Po pse nuk fluturojmë edhe ne në lartesi, e pyeti prap Shqiponja nënën pulë? Harroje, fluturimi në lartesi të qiellit është i shqiponjave, ne jemi pula dhe nuk mund te fluturojme lartë, qielli është i shqiponjave, kurse toka është e pulave, iu pergjigjë nëna pulë!

Kështu kalonte koha e Shqiponja plakej, por gjithëmonë diçka e mundonte dhe e shtrëngonte në krahëror, kishte shumë deshirë të fluturonte lartë në qiell, por kurrë nuk merrte guximin të provonte të fluturonte në lartësi.

Per fat të kesaj Shqiponje qe jetoi një jetë të huaj, kur i mbushi 40 vite e nuk mund më te hante me nga qe i ishte rritur shume sqepi dhe priste diten kur do te vdiste, një ditë mbi ate fshat kaluan disa shqiponja të cilat kishin vërjetur se në një oborr të një shtepie, në mesin e pulave ndodhej edhe një Shqiponjë!

U morren vesh Shqiponjat për një aksion dhe u leshuan nga qielli në tokë që ta merrnin Shqiponjën e cila jetonte me pula! Pulat u tmerruan, iken duke kokorisur nga frika, kurse Shqiponja qe kishte mbetur pa ushqim, e lodhur dhe e renduar nga pendlat e vjetra, nuk arriti te ikte.

E morren Shqiponjat me shpejtësi Shqiponjën qe ishte rritur me pula dhe fluturimthi e derguan te çerdhët e tyre në mal. Aty Shqiponja që ishte rritur me pula dhe kishte krijuar bindjen se ishte pulë, pa edhe Shqiponja tjera te cilat nuk mund te merrnin me ushqim shkaku i sqepit të rritur!

Shqiponjat që  kishin ardhur vet në vendin e lindjes po i mëshonin sqepit për guri derisa ta thyenin! Shqiponja qe ishte rritur me pula u befasua nga ky veprim dhe i pyeti Shqiponjat, pse po e bënin një gjë të tillë. Nga që duam te rilindim dhe të jetojmë, ia këthyen Shqiponjat që thenin sqepat për gurë! Bëje edhe ti të njejten gjë, me pas do të del sqepi i ri, do t’mund ta pastrosh trupin nga pendlat e vjetra, me pas kur do te dalin pendlat e reja do të RILINDËSH, do t’mund të fluturosh e jetosh edhe per shume vite tjera, ia këthyen Shqiponjat e malit!

Jo u pergjigj Shqiponja qe ishte rritur me pula, une nuk mund të fluturoj nga qe jam pulë! Hahahaha, qeshën Shqiponjat e malit! Ti nuk je pulë, po të ishe pulë ne do të hanim, ti je shqiponjë, ia këthyen Shqiponjat e malit! Ti je lindur e rritur me pula, ne të morrem e sollem këtu që t’mund të vazhdosh jetën me ne si Shqiponjë.

Tani vendos vet, do të vdesësh pa e shijuar kënaqesinë e fluturimit të Shqiponjës apo je e gatshme ta thyesh sqepin e të Rilindësh në një jete të re si Shqiponjë! Shqiponja qe ishte rritur me pula, vendosi ta heqte nga gjoksi ate mall që kishte për fluturimin dhe vendosi ta thyej sqepin!

Kështu Shqiponja qe ishte rritur me pula, theu sqepin dhe priti deri sa i doli sqepi i ri, me sqep te ri pastroi trupin nga pendlat e vjetra dhe priti derisa i dolen pendlat e reja. Kur i dolen pendlat e reja dhe iu letuan krahet, Shqiponja qe ishte rritur me pula, bëri të njejtën gjë sikur Shqiponjat tjera, morri guximin dhe u lëshua nga lartësia dhe fluturoi në qiellin hapur.

Kështu kjo Shqiponjë fal Shqiponjave tjera u këthye ne folenë e vet, morri vendimin e guximshëm për RILINDJE dhe jetoi edhe po aq vite tjera si Shqiponjë! Kjo Shqiponjë e Rilindur rriti shumë Shqiponja tjera duke i ruajtur mirë vezët që mos t’ia merrte dikush për ti përzier me vezë të pulave, shotave apo qurave!

                                       
                                                             ******

Tregim i mbarështruar nga Ahmet Asani
*Në tregimin origjinal të cilin e kam lexuar në një liber në gjermanisht, shqiponja vdes duke mos e kuptuar asnjëhere që ishte Shqiponjë! Për t’mos përfunduar kështu tregimi dhe per t’mos vdekur Shqiponja pa e kuptuar që është Shqiponjë, tregimin e kam përshtatur dhe mbarështruar me procesin e njohur natyral të ripërtëritjes, proces nëpër të cilin për të mbijetuar e jetuar kalon çdo Shqiponjë !