
Per dallim nga kafshet qe kanë vetem Trupin dhe Shpirtin, njeriu perbehet nga Trupi, Shpirti dhe Fryma Njerëzore ( gjerm.Geist, ang. ghost, arab. Ruh, kroat. Duh)! Kur njeriut i hiqet Fryma Njerëzore ai shndërrohet në një lloj kafshe, e cila ështê më e rrezikshme se gjitha kafshët e botës bashkë!
Vrasjet e fundit si kjo në Velipojë, dhe shumë vrasje tjera, apo «atentate» e «ekzekutime», siç po i emërtojnë mjetet e informimit në Shqiperi, padyshim që burimin e kanë te mungesa e Frymës Njerëzore dhe asaj Kombëtare e cila në Shqipëri mjerisht është t’holluar dhe bërë sikur fija e penit!
Nuk duhet ta kemi vetëm hallin e detit dhe pushimit, sepse në fund të fundit per disa vite nuk shkojmê fare ne det, marrim kryet n’dorë e dalim maleve e lumenjëve, por hallin duhet ta kemi te ajo pjesê e shqiptarëve që janë t’pa painfektuar nga kjo frymê vrastare, e që me kohë edhe ata mund të infektohen!
Duhma e vrasjeve per lek në Kosovê ka hyrë nga Shqiperia gjatë dhe pas luftes 1998/99! Thenia e njohur e killerëve të Enver Hoxhës: » Se kemi fare problem të vrasim, në kohën e komunizmit kemi vrarê pa lek, tani per lek s’na dridhet fare dora…», i ngjanë thënies trishtuese të femrës shqiptare: «…në kohë te komunizmit na kanë shfrytëzuar pa lek, tani po e shesim trupin por po fitojmê lek…»!
Pa hyrë në analiza më të thella të kesaj plage te rëndë që ka pllakosur Shqiperinë, e cila padyshim që burimin e ka nga koha e regjimit komunist Stalinist, kur jeta e njeriut nuk kishte kurrëfarê vlere, mendoj që kohë e fundit është që gjithê njerëzit e dijes e pendës brenda e jashtë kufijëve të Shqiperisë të angazhohen që shqiptarëve t’iu këthehet Fryma e humbur e Dashnisë Njerëzore dhe asaj Kombëtare, sepse një shtet mund të funksionoj si duhet vetëm me njerëz që kanë Frymë Njerëzore e Kombëtare!