TIPI I PSEUDOINTELEKTUALIT QË ME URDHËR TË UDB-ës INDOKTRINONTE RININË SHQIPTARE!
▪︎ Për vitin 1974, kur Kosova fitoi statusin kushtetues si njësi federative dhe shqiptarët në Maqedoni morrën statusin shtetformues, mund të thuhet se ishte vit i këthesës së madhe kombëtare shqiptare!
▪︎ Kjo kêthesë e madhe e shqiptarëve po i pengonte partisê komuniste të Serbisë PKS dhe Partisë sê Punës së Shqiperisë – PPSH! E pabesueshme por e vërtetë, nga dosjet e dokumentet e publikuara del se Enver Hoxha dhe PPSH ishin kundër shpalljes së Kosovës Republikë!
▪︎ Për ta penguar zhvillimin e mëtejmë të shqiptarëve UDB e Serbisë, qysh në v.1971, e përkrahur nga SHIK-u i Shqipërisë kishte përgatitur një plan, nëpërmjet të cilit, rinisë shqiptare në Kosovë, Maqedoni e vise tjera, do të duhej t’i futej një Frymê sa më moniste, sa më antipluraliste e sa më antiperëndimore, në mënyrë që para botes perëndimore shqiptaret te paraqiteshin si popull i rrezikshëm për perëndimin dhe demokracinë!
▪︎ Për ta arritur një Frymë të tillë dhe për ta patur nën kontroll këtë proces të manipulimit kolektiv të shqiptarëve né Kosovê, Maqedoni e vise tjera, UDB kishte angazhuar edhe një tip te posaçem të intelektualit shqiptar i cili me direktiva të UDB-es, do ta ndihmonte procesin e indoktrinimit të rininë shqiptare nëpër shkolla e fakultete!
▪︎ Tani dikush mund të pyes, si mund të dallohet ky lloj i bashkëpunëtorit të posaçëm të UDB-es, i cili me vetëdije të plotë po bënte gjënë më të keqe për kombin e vet, që t’mos përzihet me idealistët e kohës, të cilët atbotë t’pa informuar, Enver Hoxhës e PPSH-ës i besonin bllanko, sikur që i beson vëllau vëllaut!
▪︎ E para, ky far intelektuali në fakt ishte një lloj pseudointelektuali mediokër, të cilin UDB e ndihmonte që ai në popull të fitonte imazhin e intelektualit të përndjekur edhe pse defakto ai nuk ishte përndjekur asnjëherë!
▪︎ E dyta, kete far intelektuali mediokër në shërbim të UDB-ës, mund ta dallojmë nga fakti që ky në çdo periudhë asnjeherê nuk kishte mbetur pa punë e pa financa dhe kurrë nuk ishte dënuar e burgosur, përkundrazi tërë kohën kishte qëndruar shumë mirë financiarisht dhe nga kishte shkuar për veten e tij kishte bërë shtëpi e pallate!
▪︎ E treta, ky far intelektuali mediokër, në kohën kur po luante rolin e të përndjekurit nga pushteti, në vend se të dënohej ai vetem sa ngritej duke marr poste, tituj e detyra të reja dhe duke kaluar nga institucione të ulëta në institucione me te larta të kohës!
▪︎ E katërta, përkundër faktit që ky far pseudointelektuali merrte tituj e poste të ndryshme nëpër institucione shkencore, nëse shikohet e analizohet mirë vepra e tij, del se ky far pseudoninelektuali pas vetes nuk ka lēnê asgje me vlerë te madhe shkencore!
▪︎ Dhe e pesta, ky far tipi i pseudointelektualit, që me dekada rinininë shqiptare ka indoktrinuar sipas skenarit të UDB-ës, tani, si i atrofuar, kur deklaron se nga v.1974 kishte qenë kundër PPSH-ës dhe Enver Hoxhës, zbulohet vet se tërē kohën kishte qenë në shërbim të UDB-ës!?