RILINDJA E SHQIPONJËS
Një tregim që flet per fuqinë ndikuese të rrethit në programin gjenetik.*
Njëherë një fshatar kishte gjetur një vezë të Shqiponjës në mal. E merr fshatari vezën e Shqiponjes në shtëpi dhe e vendos te vezët e një pule klluqe! Pas një kohe kur çelin vezët e pulës zogjë te pulës, çel edhe veza e Shqiponjes një zog të Shqipes!Shqiponja e vogël bënte gjithëçka që bënin pulat. Shpejtë u mësua të hante gjithëçka që hanin ato, nga ushqimi nëpër plehëra e deri te ushqimi i preferuar me krimba! Sa herë që pulat kërcenin e provonon të fluturonin edhe shqiponja bënte të njejtën gjë, pa e provuar të fluturonte si Shqiponjë në lartësi.
Një ditë Shqiponja u largua nga pulat, dhe rastësisht provoi të fluturonte dhe u ngrit për një kohë lartë mbi pullazet e shtëpive, por kur pa pulat poshtë u frikesua aq shumë sa që zbriti shpejtë poshtë në tokë! Një ditë pranvere lartë në qiell po fluturonte një Shqiponjë, shkonte herë lartë e here poshtë, sillej në rreth me krahë të hapur sikur të ishte mbret i qiellit.
Shqiponja që ishte rritur me pula u afrua afër nënës pulë dhe e pyeti: nënë cili shpend eshte ky që fluturon lartë ne qiell? Është Shqiponja, iu pergjigj nëna pulë! Po pse nuk fluturojmë edhe ne në lartesi, e pyeti prap Shqiponja nënën pulë? Harroje, fluturimi në lartesi të qiellit është i shqiponjave, ne jemi pula dhe nuk mund te fluturojme lartë, qielli është i shqiponjave, kurse toka është e pulave, iu pergjigjë nëna pulë!
Kështu kalonte koha e Shqiponja plakej, por gjithëmonë diçka e mundonte dhe e shtrëngonte në krahëror, kishte shumë deshirë të fluturonte lartë në qiell, por kurrë nuk merrte guximin të provonte të fluturonte në lartësi.
Shqiponjat mund të jetojne 70 e me teper vite, por kur t’i mbushin 40 vite ato ndodhen para nje vendimi te vështire, ta thejnë sqepin i cili u rritet dhe lakohet aq shumê sa që nuk mund të marrinnushqim, për t’u ripërtrirur e jetuar edhe per aq vite, apo te dorezohen e vdesin. Në genin e Shqiponjes është e trasheguar ripërtëritja dhe Rilindja. Per fat të kesaj Shqiponje qe jetoi një jetë të huaj, kur i mbushi 40 vite e nuk mund më te hante me nga qe i ishte rritur shume sqepi dhe priste diten kur do te vdiste, një ditë mbi ate fshat kaluan disa shqiponja të cilat kishin vërjetur se në një oborr të një shtepie, në mesin e pulave ndodhej edhe një Shqiponjë!U morren vesh Shqiponjat për një aksion dhe u leshuan nga qielli në tokë që ta merrnin Shqiponjën e cila jetonte me pula! Pulat u tmerruan, iken duke kokorisur nga frika, kurse Shqiponja qe kishte mbetur pa ushqim, e lodhur dhe e renduar nga pendlat e vjetra, nuk arriti te ikte.E morren Shqiponjat e malit me shpejtesi Shqiponjen qe ishte rritur me pula dhe fluturimthi e derguan te çerdhët e tyre në mal. Aty Shqiponja që ishte rritur me pula dhe kishte krijuar bindjen se ishte pulë, pa edhe Shqiponja tjera te cilat nuk mund te merrnin me ushqim shkaku i sqepit te rritur! Keto Shqiponja kishin ardhur vet në vendin e lindjes dhe po i mëshonin sqepit për guri derisa ta thyhej.
Shqiponja qe ishte rritur me pula u befasua nga ky veprim dhe i pyeti Shqiponjat, pse po e bënin një gjë të tillë. Nga që duam te jetojmë, ia këthyen Shqiponjat që thenin sqepat për guri! Bëje edhe ti të njejten gjë, me pas do të del sqepi i ri, do t’mund ta pastrosh trupin nga pendlat e vjetra, me pas do te dalin edhe pendlat e reja, keshtu do të RILINDËSH, do t’mund të jetosh e fluturosh edhe per shume vite tjera, ia këthyen Shqiponjat e malit. Jo u pergjigj Shqiponja qe ishte rritur me pula, une nuk mund të fluturoj nga qe jam pulë! Hahahaha, qeshën Shqiponjat e malit, ti nuk je pulë, po të ishe pulë ne do të hanim, ti je shqiponjë, ia kethyen Shqiponja e malit! Ti je lindur e rritur me pula, ne të morrem e sollem këtu që t’mund të vazhdosh jetën me ne si Shqiponjë. Tani vendos vet, do të vdesësh pa e shijuar kënaqesinë e fluturimit të Shqiponjës apo je e gatshme ta thyejsh sqepin e të Rilindesh në një jete të re si Shqiponjë! Shqiponja qe ishte rritur me pula, vendosi ta heqte nga gjoksi ate mall që kishte për fluturimin dhe vendosi ta thyej sqepin!
Kështu Shqiponja qe ishte rritur me pula, theu sqepin dhe priti deri sa i doli sqepi i ri, me sqep te ri pastroi trupin nga pendlat e vjetra dhe priti derisa i dolen pendlat e reja. Kur i dolen pendlat e reja dhe iu letuan krahet, Shqiponja qe ishte rritur me pula, bëri të njejtën gjë sikur Shqiponjat tjera, morri guximin dhe u lëshua nga lartësia dhe fluturoi në qiellin hapur. Kështu kjo Shqiponjë fal Shqiponjave tjera u këthye ne folenë e vet, morri vendimin e guximshëm për RILINDJE dhe jetoi edhe po aq vite tjera si Shqiponjë! Kjo Shqiponjë e Rilindur rriti shumë Shqiponja tjera duke i ruajtur mirë vezët që mos t’ia merrte dikush për ti përzier me vezë të pulave, shotave apo qurave!
* Në tregimin origjinal shqiponja vdes, duke mos e kuptuar asnjëhere që ishte Shqiponjë! Për t’mos përfunduar kështu tregimi dhe per t’mos vdekur Shqiponja, ne pjesen e dytê të tregimit kam pershtur dhe mbarêshtruar tregimin me procesin e njohur natyral të riperteritjes, proces nëpër të cilin Shqiponjes i duhet të kaloj për të mbijetuar e jetuar!
******
HISTORIA E NJERIUT TË URTË, QË I PENGONTE TURMËS SË ÇMENDUR!
Një plak i urtë e besimtar i vertetë, që jetonte i vetmuar në kasolllen e tij në fund të qytetit, një natë sheh në ëndërr një engjell i cili i thotë, nga nesër t’mos pinte më ujë në çeshmën e qytetit sepse do të çmendej! Plaku veproi ashtu siç i kishte thënë engjeulli në ëndërr nuk shkoi te merrte e as te pinte ujë në çeshmen e qytetit!
Brenda muajit të gjithë njerëzit e qytetit, dhe të fshatrave për rreth, që kishin pirë ujë në çeshme, ishin çmendur! Ashtu të çmendur ata vazhdonin jetën pa u penguar sjelljet jonormale të njeri tjetrit! Bujqit nëpër fshatëra i lanë tokat djerrina, e prenë malin dhe bagëtinë, nuk lanë as pula për farë!
Në qytet u mbyllen punishtet, u hapën bastoret e fatit, filloi të lulezojë huaja me fajde, të gjithë filluan të merreshin me thashetheme, arsimtaret më shumë e kalonin kohën nëpër kafene se sa në shkolla, filloi të përdorej droga, papastërtia mbuloi qytetet e fshatrat, rrugët e lumejtë u mbushën me mbeturina, nuk kishte më asgje normale, definitiv të gjithë ishin çmendur!
Pas disa muajsh këtyre qe ishin çmendur, filloi t’ju pengonte sjellja e plakut të urtë! Nuk kaloi shume kohë në qytet u pëthap fjala, se plaku ishte çmendur! Kështu një dite kadiu i qytetit dha urdhër qe ky njeri të denohej me varje në litar, nga që me sjelljet e tijë prej te ‹çmenduri› ishte bërë pengesë e jetës «normale» në qytet! Shkuan policët ta arrestonin, pas policeve sa vinte e shtohej turma e njerëzve që kerkonin vdekjen e plakut!
E morren policët plakun e urtë, ia vunë prangat dhe u nisën rrugës per në qendër te qytetit ku ishte vendosur litari për varjen e plakut! Rrugës për në qendër te qytetit duhej te kalohej kah çeshmja e qytetit! Kur erdhën para çeshmes, plaku i luti policet qe ta lenin qe edhe njëherë para se të vdiste, të pinte ujë në çeshmen e qytetit! Policët qe e mbanin për krahë e afruan afer çeshmes dhe e lanë plakun te pinte ujë!
Pasi që plaku i urtë piu ujë në çeshme u çmend edhe ai dhe filloi të bërtas, filloi ti shqyej rrobat e veta e të sillet si turma e çmendur! Aty pranë u afruan Kadiu dhe Myftiu i qytetit, dhe pasi panë sjelljet e plakut, ju bërtiten policëve: «lëshojeni këtë njeri, lejeni të lirë dhe mos e ngisni më, ky qenka normal sikur gjithë njerëzit tjerë të qytetit.»!
******
TREGIMI MBI KONVERTIMIN E NJË FSHATI TÊ MALËSISË SË KARADAKUT NGA KRISHTERIMI NË ISLAM!
Nëse shkojmë gjashtë-shtatë gjenerata mbrapa, pra diku rreth viteve 1840/70, e gjithe malsia e Karadakut del t’ketë qenë e krishterë! Për këtë periudhë më së miri flet rasti i Martirëve të Karadakut* , rast i cili kishte ndikuar që gjitha fshatrat e Karadakut, nga frika se mund t’ju ndodhte e njejta gjë, me shpejtesi te madhe ishin konvertuar në Islam!
Thuhet se në ate kohë kishte mjaftuar që i pari i fshatit të shkonte te Myftiu i qytetit dhe të deklarohej per konvertimin e gjithë fshatit në islam! Kishte mjaftuar qe bajraktari te binte ne shehadet dhe me kete i gjithë fisi te deklarohej se ishte konvertuar ne islam! Reth menyres së konvertimit të fshatrave të Karadakut nga krishterimi në islam ka tregime te ndryshme, nga ato më tragjiket sikur rasti i Martirëve te Karadakut, e deri te ato me komiket sikur rasti i nje fshati të karadakut, tregim ky të cilin si fëmi e kam degjuar nga më të vjetrit dhe do t’ua tregoj ketu në origjinal, ashtu si e kam degjuar! Nga që tregimi ka edhe skena humori, bëhuni gati për të qeshur. Lexim të kēndëshëm:
Në një fshat të larget të Karadakut, i cili kishte ngelur i krishter, nga frika se mos ndeshkoheshin, fshati merr vendim qe shpejtë te konvertohej. Nga që në gjitha fshatrat ishte vendosur sistemi klerik musliman me faltore e hoxhallarë dhe nuk mjaftonte me forma deklarative, dhe nga që fshataret e ketij fshati te larget malor, nuk gjenin hoxhë i cili donte te shkonte ne ate fshat të larget malor, fshataret kishin vendosur qe ta kidnaponin nje hoxhë ne qytet!
Nje dite bajraktari thirri pleqësine e fshtatit dhe marrin vendim me zgjedh djalin ma trim te fshatit e me dërgu me shku ne Gjilan, per me kidnapu atje nje hoxhë! Nejse merret vendimi dhe e caktojn Markun, nje djal i ri, trim dhe i shkathët! Bajraktari ja jep Markut kalin e shalës dhe nje revole dhe e porosit qe mos te kthehet pa hoxhë ne fshat.
Qellon te jetê dite e premte, Marku ishte afruar afer xhamise se qytetit dhe priste kur te dilte hoxha, ta percjellte ate dhe diku rruges ta kidnaponte! Mirepo, per fatin e keq të tij, ajo dite kishte qene dita kur ishin pas kthy haxhitë nga Qabja, dhe kur del xhemati nga xhamija nje pjese ishin me plisa kurse haxhitë dhe vetë hoxha mbanin në kokë kapuça te haxhive! Ra ne hall Marku, s’dinte cilin ta merrte! Nis xhemati te shperndahen rrugeve e rrugicave te qytetit, Marku i l’shohet mbrapa nje te riu dhe po e percjellte! Kur dolen ne nje rrugë ku nuk kishte njerez, Marku nxorri alltinë dhe i doli te riut perpara! Mos luj i tha, hyp ne kali se t’vrava, mos pyet pse, kur te dalim nga qyteti te tregoj! Nga frika se do te vritej, i riu me kapuç te haxhive hyp n’kali, Marku hypi kalit dhe dyte vazhduan rrugen! Kur u larguan nga qyteti, Marku i tha te zbriste nga kali dhe dyte u ulen ne një kodrinë prej ku shihej fshati!
Si e ke emrin zotni hoxhë, e pyeti Marku te riun me kapuç te haxhive ne kokë! Emrin e kam Hysen ju pergjigj i riu, por nuk jam hoxhë! Mos me shit perralla ja ktheu Marku dhe ja tregoi gjithe historine e fshatit pa hoxhë! Pavaresisht te gjithave ti Hysen djali do te sillesh si hoxhë, e urdheroi Marku! Kur te shkojmë ne fshat do të sillesh si hoxhe, une do te behem ndihmesi yt dhe nje dite do ta mundesoj te largohesh nga fshati e te kethehesh ne shtepinë tënde! Ne regull ja ktheu Hyseni Markut dhe u nisen per ne fshat. Rruges Hyseni e lut Markun qe kur te vijne ne fshat ta pergatis shpejtë nje lejkë (pocerrkë), t’ja hap nje vrime dhe ta mbush me miza të bletës e ta mbyll me një tapë! U kry tha Marku, pune e lehte eshte kjo per mua! Per mos me zgjat me shume, erdhen dyte ne fshat, u prezantua Hyseni si hoxhë, e shpalli Markun per ndihmes dhe ja la emrin Hasan.
Hoxha kërkoi nga fshatarët që ti hiqnin tavolinat e karrikat dhe te vinin per ta mesuar faljen e namazit! Erdhen meshkujt e fshatit ne kishe, e cila tani u be xhami, kishin marr postaqitë me veti ashtu siç i kishte porosit hoxha dhe po prisnin çfar do t’ju thoshte hoxha! Shume lehtë ju tha Hyseni, çka t’baj unê bani edhe ju, çka t’them une thuni edhe ju! Ne rregull i thanë fshataret dhe nisi lutja! Allahu ekber hoxha – Allahu ekber fshtataret! U perkul Hyseni dhe ra ne sexhde, u perkulen edhe fshataret dhe preken dërrasat e dyshemes me kokat e tyre! Hysenit per sherr i kishte hy hunda në nje plasë mes dërrasave dhe nuk po mund kurresesi ta nxirrte! O hunda bërtiti Hyseni, «o hunda» bërtiten fshataret! Ngriti zanin Hyseni, «hunda nuk po baj hajgare» edhe fshataret te gjithe me za të nalt «hunda nuk po baj hajgare»!
E nxorri Hyseni disi hunden nga plasa e drrasave dhe e nderpreu namazin! Kaq për fillim u tha fshatareve! Mirepo nje fshatar filloi te dyshonte dhe ju drejtua hoxhes qe t’ua tregonte fshatarëve kuranin, nuk mund te ketë hoxhë pa kuran, ju drejtua fshatari hoxhës! Ashtu i tha Hyseni dhe e luti Mark-Hasanin qe t’ja sjellte lejkën ( pocërrken) qe e kishte bere gati! A po e shihni kete lejkë ju drejtua Hyseni fshatarëve, po i thane ata! Eh, kjo lejkë eshte plotë e perplotë me kurana! Fillimisht vetem mund ta afroni lejkën deri te veshi dhe ta degjoni zanin e bukur te kuranave, ma vonë do t’ua tregoj kuranat, por me kusht qe ju t’i puthni ata e jo te ikni nga kuranat!
Pasi që të gjithe me radhe e degjuan gumzhitjen e bleteve te mbyllura ne lejkë, Hyseni hoqi tapen nga lejka dhe i leshoi bletat! Filluan fshataret te vrapojne si te çmendur pas bletëve qe ti puthnin ato, fytyrat e fshatareve u bene me gunga nga kafshimi i bletëve, u be rremujë e madhe ne xhami dhe Hyseni shfrytezoi rastin te ikte nga fshati! Kur perfundoi rremuja e shkaktuar nga bletat, fshataret panë qe nuk ishte hoxha ne faltore dhe ju drejtuan Markut: «O Hasan ku met bre hoxha», e Marku iu pergjigj: «Hoxha i morri nja dy kurana me veti dhe iku prronit te poshtë»!
* Karadaku përfshinë fshatrat e rrethit të Gjilanit, Bujanocit, Preshevës, Kumanovês e Shkupit!
******
NUK KA MË KEQ SE ME T’QËLLU ARMIKU I DINAK E MIKU AHMAK !
Ngjarja ka ndodhur viteve të 70-ta në një dasëm te lagja e Tërrnavalive në Kumanovë. Ishte kohê kur duhej matur mirë se çfar flitej e çfar këndohej në ndeja e dasma. Pushteti i atëhershëm dërgonte njerëzit e vet në ndeja e dasma për të raportuar se çfar flitej e thuhej. Në atë dasëm muhabetin e drejtonte baca Rizë apo ndryshe siç e quanin në Kumanovë Riza Seferi! Baca Riza ishte një burr i mençur që merrej me pajtimin e gjaqeve. Baca Riza, gjatë luftës së dytë botërore, si i ri kishte luftuar kundër çetnikëve serb, dhe si shenjtar i mirë që kishte qenë thuhej se sa herë kishte shti me armê kishte vrarë çetnikë që kishin djegur e vrarë fshatrat shqiptare të Karadakut. Në bisedë e sipër papritmas e ndërpreu një mik i tijë me një pyetje shumë t’pavend: «Baca Rizë, hajt pash Zotin na trego sa shkie i ke vra gjatë luftës së fundit…?!
Në odë u bë një heshtje varri! Njeriu i pushtetit që ishte prezent u bë i tëri veshë për të dëgjuar se çfar përgjigje do të jepte baca Rizë! Baca Riza s’pari shiqoi rreth e rrotull në dhomë të gjithë mysafirët, tërhoqi thellë cigaren nga çibuku i qelibarit dhe për ti treguar mikut të tijë se kishte bërë një pyetje pa vend, ia lëshoi gjithë tymin e duhanit në drejtim të tijë dhe u përgjigj: NUK KA MA KEQ SE ME T’QËLLU ARMIKU I DINAK E MIKU AHMAK !
NONA E SELMONIT !
Kishte pas shku njëherë një mësit te një familje e cila i kishte pas tri vajza. Mësiti e lyp dorën e vajzës së madhe dhe familja pajtohen me feju vajzën, por n’momentin e fundit vajza del nga dhoma dhe nuk këthehet më. Pas disa minutave nga dhoma del edhe e ama e vajzës dhe e gjen vajzën në fllanik (vend ku është ruajtur bylmeti) duke vajtuar! Vajza ia shpjegon nanës arsyen pse po vajtonte dhe menjëherë edhe nana shpërthen n’vaj!
Kaloi gati gjysëm ore dhe nuk u këthyen as vajza e madhe e as zoja e shtëpisë! Doli edhe vajza e dytë edhe ajo nuk u këthye, edhe asaj kur ia tregoi arsyen motra e madhe edhe ajo nis të vajtojë bashkë me motrën e madhe dhe nanën!
Në dhomë mbeten i zoti i shtëpisë, mësiti dhe vajza e tretë! Pasi që kaloi një kohë e gjatë, i zoti i shtepisë i thot mësitit të rrinte me vajzën e vogël në dhomë, se ai po shkonte të shihte se çfar po ndodhte me t’shoqen dhe dy vajzat! U ngrit i zoti i shtepisë dhe doli, në dhome mbetën mësiti dhe vajza e tretë! Kaloi një orë dhe nuk u këthye asnjë nga anëtarët e familjes! Ne fund doli edhe vajza e tretë dhe ajo nuk u këthye më!
Ne dhomë kishte mbetur vetëm mësiti vet! I gjendur në nje situatê te tillë, mësiti vendosi të dilte nga dhoma që mësonte se çfar po ndodhte! U ngrit mësiti doli nga dhoma e pritjes dhe me të dal nga pragu i derës, degjoi gjëmat e vajit u nis nê drejtim të gjëmave dhe i gjeti gjithë pjestarët e familjes të cilët kishin shkuar në fllanik ku vajtonin gjithë n’za, përpos vajzës se tretë e cila nuk qante!
Në pyetjen e mësitit se çfar po ndodhte, u përgjigj vajza e madhe e cila duhej të fejohej! E ulur pranë një qypi të mbuluar me nje rrasë guri, filloi vajza t’ia tregonte mësitit arsyen pse po vajtonte ajo dhe pjestarët tjerë të familjes! Unë, foli vajza e madhe, pasi të martohem do ta lindi një djal të cilit do t’ja la emnin Selmon! Selmoni kur të filloj me ec do të shkoj vet në fllanik, do t’provoj me largu rrasën e gurit për me marr kos nga qypi, e rrasa do ti bie n’krye dhe do ta mbys Selmonin, sqaroi vajza dhe vazhdoi të vajtonte!
Vajza e madhe qante e bashkë me te qanin gjithë pjestarët e familjes! Perpos vajzes se tretë, te gjithë qanin n’za për fatin e Selmonit i cili do të mbytej nga rrasa e gurit! Mësiti u habit kur pa se në çfar familje kishte shkuar të kërkonte dorë nuse!
U këthye mësiti kah vazja e tretë e cila nuk po qante dhe e shiqoi me habi, e vajza e kuptoi që mësiti po kërkonte një sqarim dhe foli: «…e lumja unë e lumja gojspiplla, nuk fola, ndoshta vjen mësiti e m’lyp mua…»!
******
SHKOJ SI SYLA NË BILAÇ* !
«Shkoj si Syla n’Bilaç» eshte një shprehje ekspresioniste që përdoret në Karadakun Preshevë, Bujanoc, Kumanovë dhe buron nga një ngjarje e cila duhet të ketë ndodhur ne kohen kur fshsti Bilaç ishte qender tregtare e Lugines se Preshevës.
Tregimi nis me bisedën e një prindi, i cili në mbramje e kishte porositur djalin e vet Sylēn, që t’binte më herët në gjumë, që t’nesërmen të zgjoheshin më herët per të shkuar për pazar (treg) në Bilaç!
Sylës, qe e kish pas zakon mos me fjet deri vonë, i shkon mendja ta befasonte babain e tij për t’mirë dhe vendos të shkoj natën në Bilaç, dhe të këthehej para se të zgjohej babai i tij nga gjumi.
Dhe ashtu ndodhi! Syla nuk fjeti fare, kur e zuri gjumi babain e tij, ai u vesh u mbath, shkoi naten në Bilaç dhe u kethy pakë para se të zbardhte dita! Në Bilaç Syla nuk pa njeri të gjallë! Ishte një natë me hanë dhe rastësisht ne shkēlqimin e hanës, Syla pa një sumëll të bardhê (sumbull**) në rrugë dhe e merr e fut ne xhep.
Kur u këthy Syla në shtëpi, gjeti babain e tij ende në shtrat, por që ishte zgjuar. «Mire shumë që koke vesh e bo gati o Sylë, i tha babai Sylës! Po nisemi babës se koka bo mengjes! Jo, i tha Syla, unë nuk vi babë, se isha ne Bilaç dhe veç sa u ktheva, i këtheu Syla!
E pse shkove natën në Bilac o Sylë, e pyeti baba Sylën i habitur! Po shkova, ia këthej Syla, sepse ti tha që duhet të shkojmë sa ma herët e të kthehemi ma herêt n’shpi për punë t’shpisë!
O i mjeri une për ty, ia këtheu babai Sylës! Ani a t’pa nojkush, a pa ti nojkan, e pyeti babai? Jo, ia këtheu Syla, as nuk pash kend, as nuk m’pa kush, vetëm nje sumëll e gjeta në Bilaç dhe ta pruna!
*Sqarim:
Bilaçi tani është një fshat i komunës së Bujanocit, por shekuj më parê, për shumë kohë e deri ne v.1912, ka qenê qendër tregtare dhe ushtarako-administrative në rajonin e Bujanocit dhe Preshevës.
** Kopsa të rrumbullakëta që sherbenin per mberthim të jelekëve.
******
PLEQT E GARËS DHE KRAJLI I SERBISË!
Dy burra më pleqë të fshatit Gare të Preshevës, kishin vendos që në shenjë falenderimi e resepkti, kralit të Serbisë me ia dërgu një dhuratë për ditëlindje! Para se me u nis pêr Beograd, dy pleqtë mendohen gjatê se çfar dhurate me i dërgu krajlit! Pasi ishin mendue mirë, vendosin që krajlit të Serbisë per ditëlindje me ia dergu per dhuratë nje hut, shpend ky i cili u pelqente shumë pleqëve të Garës!
E marrin pleqtë e Garës hutin dhe ia mësynë stacionit hekurudhor të Preshevës! Hypin pleqtë e Garës në tren dhe pas disa orësh arrijnë në Beograd! Kur arrinë ne Beograd, duke i pyetur njerëzit rrugës e gjejnë disi pallatin mbretnor. Lajmerohen te rojet, dhe u tregojne se kanë ardh kajstile nga Lugina e Preshevës, me ia sjell kralit një dhuratê për ditëlindje!
Përcillet lajmi deri te krajli i Serbisë, i tregojnë se dy shqiptar nga Presheva, pleq me mjekrra e mustaqe, të veshur me tirqë, xhamadana e me plisa te bardhë, kanë ardh kralit me ia dorezu nje dhuratë! Kralit i vjen çudi kjo menyre e ardhjes pa paralajmrim, por ju urdheron rojeve qe ti lënë te hyne! Hyne pleqt e Gares me hutin ne dorë, i tregojne mbretit se kush jane dhe ja japin hutin si dhurate! Nga që krajlit nuk i kihte pelqyer fare dhurata,ishte ba shumë nervoz dhe ju kishte urdhnue rojeve qe ti marrin dy pleqtë, t’ua qethin floket, t’ua rruajnë mjekrrat e mustaqet, t’ua marrin rrobat e plisat dhe t’i veshin me rroba tjera të ndryshme, ti bajnë tebdil qe mos ta njohin njani tjetrin!
Kështu te rruajturne t’pa floke e me rroba tjera e në vend te pliasave shubare ne kokë , i nxjerrin pleqtë e Gares jasht oborrit mbretenor nga dalje te ndryshme ne rrugë! Duke i pyet njerëzit rruges, njeni pas tjetrit kethehen disi n ne stacionin hekurudhor te Beogradit! Nga qe kishin rroba tjera dhe të ndryshme dhe ishin te rrujtun e të qethun, nuk e njihnin ma njeni tjetrin! Ne tren rruges për Preshevë rastësisht ishin vendosur ne te njetin kupe, por nga qe nuk e njihnin më njeni tjetrin nuk e ndrruan asnje fjalë!
Kur mrrinë treni ne stacionin e Preshevës, zbresin dyte dhe vazhdojnë rrugës per Preshevë duke e shiquar njeri tjetrin me habi! Kur filluan te ngjiten rrugës per fshatin Gare, u ndal njeni dhe iu drejtua tjetrit: pse bre po me percjell? Jo, ti je kah me percjell ia ktheu tjetri! Prej nga je e pyeti i pari, nga Garja u pergjigj i dyti! Po edhe une jam nga Garja u pergjigj i pari! Po ku ishe e pyeti i dyti? Ne Beograd te krali isha me ni shoç, me ja dergu kralit ni hut hedije i pergjigj i pari! Po edhe une isha me nje shoç te krali per me ja dergu nje hut hedije kralit, por ai shoçi jem ka pas mustaqe e mjekerr, ka qene i veshun me tirqi e xhamadan, me opinga dhe ka pas plis të bardh ne krye, ja ktheu i dyti! Po edhe shoçi jem ka qenë i veshun me tirqi, xhamadan, opinga e plis te bardhë ia k`theu i pari!
Po kush jemi ne pyetën dytë me nje zë?! A mos jemi ne pra pleqte Gares?! E kam nje ide tha njeni! Te hypim në maje te kodres mbi fshat dhe te pyesim ku janë pleqtë e Gares, nëse marrim pergjigje se janë shku në Beograd, atëherë del se ne d jemi Pleqt e Gares, nese marrim pergjigje se pleqt e Gares jane ne Gare, atëhere ne nuk jemi pleqtë e Gares?!
Hypin pleqt e Gares mbi kodren prej nga dukej fshati! Ishte heret mëngjes, fshatarët ende nuk ishin zgjua nga gjumi, pas një kohe del një grua me fshisë ne dorë dhe filloi ta fshinte oborrin! U gëzuan pa masë pleqtë e Gares kur panë gruan qe po fshinte dhe dytë lëshuan nje za: O hejdi, o hejdi! Hoj hoj, u pergjigj gruaja dhe vozhdoi te fshinte oborrin! A keni marr vesh ku jane pleqt e Gares o heeeeej? Ne Beligrad te krali kan shkue, e ktheu pergjigjen gruaja dhe vazhdonte te fshinte oborrin e shtepisê! Po a jan kthye , o heeej, pyeten nje zerit pleqte e Gares?!
Jo jo, nuk jane kthye hala, u pergjigj gruaja dhe vazhdoi të fshinte!
Uhaaa lëshuan nje zë gëzimi pleqtë e Gares dhe perqafuan njeri tjetrin duke bertitur t’madhe:
«PO NA MORE KOKMI PLEQTË E GARËS»!