Njeriu është e vetmja krijesë të cilës Krijuesi – Universi, përpos TRUPIT dhe SHPIRTIT, i ka dhënë edhe një aftësi e cila e bënë ate të dallohet nga gjallesat tjera! Këtë pjesë te tretë të cilën e ka vetem njeriu gjermanët e quajnë GEIST, anglezët GHOST, hebrejët RÛAH, arabët e turqit RUH, sllavët DUH, kurse ne shqiptaret e quajmë Mendje!?
Mendoj se fjala mendje nuk i pergjigjet kesaj dhuntie e cila perpos mendjes ngerthen në vete intelektin, inteligjencën, vetëdijen, ndërdijen, ndjenjat, psiken, përvojat, pra të gjitha keto që njeriun e bëjnë më shpirtror e më të afërt me Universin – Krijuesin!
▪︎ Fjala MENDJE jo vetëm që nuk i përgjigjet ne perkthim fjalëve të lartshënuara, (Geist, Ghost, Ruh, Ruah, Duh etj.) por kjo fjalë nuk i përgjigjet as asaj elementeve qe permbanë kjo pjesë në kerkim të emertimit të se ciles në shqip jemi! Në gjermanisht shembull, për fjalën mendje, është fjala «Verstand», kurse në kroatisht është fjala «Um»! Prandaj fjala MENDJE ne të shkruar e ne te folur përdoret gabimisht dhe pa vend!
▪︎ Në shqip fjalë dhe shprehje e cila deri diku e përshkruan aftesinë e njeriut që ta beje veten mê shpirtror dhe të dallueshëm nga bota shtazore, është fjala «Frymë»! Shembull nëse gjermanisht thuhet «NATIONAL GEIST», ose kroatisht «NACIONALNI DUH», në shqip mund të thuhet «FRYMA KOMBËTARE» por kurrësesi nuk mund të thuhet «MENDJA KOMBËTARE»! Në gjuhen shqipe nuk ka fjalë mê te përshtashme, se sa fjala FRYMÊ per ta pershkruar kete pjesë të tretë të cilën e ka bota njerezore e nuk e ka ajo shtazore e bimore! Por, ne anen tjeter fjala FRYMË ne gjuhën shqipe ka disa misione tjera dhe nuk eshte fjale e vetme sikur ne gjuhet tjera (Geist, Ghost, Ruh, Ruah, Duh etj.) që t’mund ta plotësonte në tërësi ate që po kërkojmē. Fjala FRYMË në gjuhën shqipe përdoret edhe për ta përshkruar procesin e thithjes së ajerit «frymëmarrjen» per te cilin proces gjermanet kane fjalën «Atmung» e jo «Geistung» kurse kroatet «disanje» e jo «duhanje»! Kur ne shqip thuhet «fryma e fundit» ne gjermanisht thuhet «letzte Atmung» e jo «letzte Geist» e ne kroatisht «zadnji dah» e jo «zadni duh»
U morr vesh se fjala të cilën po e kërkojmë nuk është çfarëdo fjale, por është një shprehje që ngërthen në vete gjithe anën krijuese te njeriut, jo vetem ate qe e mendon, por edhe ate qe nuk e mendon, pra kemi te bejme me dicka te me shumê se mendja, me diçka të pavdekshme, qe jeton edhe pas largimit te shpirtit nga trupi!
▪︎ Në këtë kontekst me të drejtë mund të shtrohet pyetja, si është e mundur që si popull me kulturë të lashtë, të perdorim fjalë pa vend – pse në vend te fjales «Frymë» perdorim fjalën «Mendje»! Pse nuk jemi munduar të gjejmë fjalë tjetër, ndoshta edhe me te pershtatshme dhe te vetme siç e kane popujt tjerë?!
Pse ta kenë të tjerët e ne mos ta kemi ne?! Jam i bindur se gjuha pellazgo-iliro – shqiptare ka edhe fjalë tjera qe jane me te pershtatshme se fjala «frymê» në kërkim të së cilës jam, bedoj qe në leksikun pellazgo-iliro-arbëror, ka ekzidtuar kjo fjalê por që gjatë robërisë shekullore ose na është vjedhur ose na është manipuluar dhe shndërruar në fjalë, e cila sot në gjuhën shqipe mund edhe të ketë kuptim krejt tjetër, ndoshta edhe negativ!
▪︎ Mendoj që përdorimi i pavend i fjalës mendje ka bere vend nga koha e komunizmit materialist, kur çdo gje eshte shikuar si materialiste dhe e pa shpirt! Fakti që me këtë çështje nuk janë marr e nuk merren as njerëzit të cilët merren me anën shpirtrore të qenies njerzore, respektivisht me frymën shpirtrore të njeriut, sikur që pretendojnë se janë kleriket e filozofët tanë, flet për një gjendje te manipuluar në të cilen jemi si popull, gjendje e cila ka për qëllim orientimin e popullit shqiptar me shumë kah materialja e materialistja dhe fare pakë ose fare hiç kah shpirtrorja e njerëzorja!
▪︎ Uroj që ndër ne shqiptarët s’pari të këthehet Fryma e humbur Njerëzore, në menyrë që të fillojme te rreshtohemi natyrshëm, që me punën tonë ta ngrisim të mirën e përgjithshme dhe te marrim vetëm ate që na takon! Ti tregojmë manipulatorëve të huaj të ndërdijes tonë, se jemi vetëdijësuar dhe se nuk ka më as fe, as ideologji e as parti që mund t’na përçajë!
▪︎ Ti tregojmë njëherë vetvetes dhe botës, se edhe ne shqiptarët dijmë të bëjmë e menaxhojmë shtete, si zvicranet, gjermanët e austriaket, se edhe te ne eshte këthyer Fryma Kjerëzore e Kombëtare!
* Ky shkrim i imi eshte fragment nga ligjërata te cilen e kam mbajtur ne Kuvendin themelues te «Fondit te Qendrave Kulturore Shqiptare ne Zvicer» me 28.10 2018 nē Cyrih, me pas në qytetin Romanshorn te Zvicres dhe se fundi ne qytetin e lindjes ne Kumanovë, e qe i kushtohet Vizionit te «Qendrave Kulturore Shqiptare në Diaspore», të cilat mjerisht nuk i kemi!