VETËQEVERISJA ELEMENT KY I TË MAJTËS MONISTE!

Pinguini nuk ndjehet mirë kur noton në ujërat e ngrohta të mesdheut, sepse uji i ngrohtë nuk është element në të cilin ai ndjehet i plotësuar! Pinguini ndjehet mirë dhe është në element të vetin  vetëm atëherë kur noton në ujërat e ftohëta me akull të polit të veriut!

Hijena nuk ndjehet mirë dhe nuk është në element të vetin, kur duhet të vrapoj vet pas gjahut! Hijena është në element të vetin, atëherë kur duhet ta mashtroj, habis e mërzis luanin, për t’ia marr atij gjahun!

E majta me frymë antipluraliste moniste nuk ndjehet mirë, dhe nuk është nê element të vetin  në dritën e bashkëqeverisjes demokratike. Të majtit me frymë moniste ndjehen mirë, dhe janë në element të vetin, vetëm kur janë në terrin e vetëqeverisjes moniste!