Kështu Josip Broz Tito, me një t`rame beri dy t`vrame, largoi ndikimin Rus ne Ballkan dhe neutralizoi idenë Serbomadhe per Ballkani! Ketij veprimi të klanit Kroato-Slloven te drejtuar nga Tito, te cilin Enver Hoxha dhe PPSH e qaunin revizionist e pro kapitalist, shqiptaret e Kosovës i panë hajrin! Fal sistemit reformator Titist qe e hapi Jugosllavinë ndaj Perëndimit kapitalist, Kosova dhe shqiptaret arritën të zhvillohen, forcohen dhe avancohen dhe pas ndryshimeve Kushtetuese te vitit 1974, të nisnin luften e tyre per Republikën e Kosovês, luftë te cilen edhe e fituan fal mbështjes Kroato-Sllovene dhe perkrahjes së Perëndimit.Po t`kishte mbetur Kosova që të priste përkrahje nga blloku Stalinisto-Eneverist, bllok ky i cili ishte pro Ballkanisë, Kosova kurrë nuk do të arrinte të bëhej shtet!
Tani kjo çfar po bënë Edi Rama rrugëve të Shkupit e nuk po e kundershton Ali Ahmeti, paraqet rrezik per defaktorizimin e kombit shqiptar dhe faktorizimin e kombit serb në Ballkan!
Shqiptaret nuk mund t`i përzihen Edi Rames kur ai tarahitet rrugëve të Beogradit, por në Shkup, Prishtinë e Preshevë, Rama nuk ka çka sillet me Vuçiçin, pa e pranu Serbia Kosovën Shtet të Pavarur në kufijtë ekzistues!